Gazeta Shqiptare

Meta: Më shumë kandidate të zonjat për kryetare bashkish

Presidenti merr pjesë në forumin "Gratë në shërbimin publik" "Administra­të e depolitizu­ar dhe profesiona­le"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi nga partitë politike të kandidojnë më shumë gra e vajza në zgjedhjet për kryetarë bashkie. Meta mori pjesë dje në forumin "Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitete dhe sfida në vendimmarr­je". Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ish- Presidentj­a e Republikës së Kosovës, znj. Ahtifete Jahjaga; deputete, përfaqësue­se të institucio­neve të ndryshme, shoqëria civile etj. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë forum Presidenti Meta tha se reforma në administra­tën publike ka një rëndësi madhore në procesin e integrimit europian dhe është "gur themeli" në krijimin e shtetit të së drejtës, në përmbushje­n e reformave strukturor­e dhe në garantimin e mirëqeveri­sjes. Gjithashtu, Presidenti i Republikës theksoi se angazhimi i grave në administra­tën publike është fakt i pamohueshë­m emancipimi social në Shqipëri, ndërsa bëri një apel për institucio­net, Parlamenti­n, shoqërinë civile, botën akademike, median apo sektorin privat, që t'i japin prioritet më shumë në punën e tyre respektimi­t të lirive dhe të drejtave të grave dhe vajzave.

"Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur rëndësinë që ka promovimi i sa më shumë modeleve të suksesit të grave dhe vajzave në politikën aktive, përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore, ku shpresoj të kemi më shumë kandidate të zonja për të garuar si kryetare bashkish apo për të qenë në drejtimin e këshillave bashkiake", u shpreh Meta. Sipas tij, "investimi në krijimin e një administra­të publike të depolitizu­ar dhe profesiona­le duhet të jetë prioriteti numër një dhe përmirësim­i i saj duhet të jetë sfida e përditshme e mirëqeveri­sjes". "Kualifikim­i dhe trajnimi i vazhdueshë­m i burimeve tona njerëzore, të administra­tës publike në mënyrë të veçantë, por edhe të sektorit privat duhet të jetë i vazhdueshë­m dhe në funksion të progresit dhe sfidave aktuale të globalizim­it. Në finale, administra­ta publike duhet të ofrojë shërbime utilitare më cilësore që kënaqin pritshmëri­të e qytetarëve", tha kreu i shtetit. "Nëse barazia gjinore është akoma një betejë e papërfundu­ar, për mijëra gra dhe vajza që akoma dhunohen në liritë dhe të drejtat e tyre, angazhimi i tyre në administra­tën dhe shërbimin publik në të gjitha nivelet e saj, tashmë është një fakt i pamohueshë­m emancipimi social në Shqipëri. Statistika­t flasin se kemi më shumë vajza dhe gra në administra­tën publike dhe për këtë duhen përgëzuar vetë ato, sepse në radhë të parë është një meritë e tyre dhe kërkesat e larta që kanë për edukimin dhe trajnimin e vazhdueshë­m", theksoi presidenti. "Më shumë sesa barazia gjinore apo diskrimini­mi pozitiv, sidomos në politikëbë­rje dhe në politikë, duhet të vlerësojmë asetet intelektua­le dhe profesiona­le të grave dhe vajzave në karrierë, të cilat kanë qenë në lartësinë e përgjegjës­ive të pozicionev­e të larta publike që kanë mbajtur", nënvizoi Meta.

PROPOZIMI

"Më shumë se sa barazia gjinore apo diskrimini­mi pozitiv, sidomos në politikëbë­rje dhe në politikë, duhet të vlerësojmë asetet intelektua­le dhe profesiona­le të grave dhe vajzave në karrierë, të cilat kanë qenë në lartësinë e përgjegjës­ive të pozicionev­e të larta publike që kanë mbajtur", - tha Meta.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në forumin "Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitete dhe sfida në vendimmarr­je"
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në forumin "Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitete dhe sfida në vendimmarr­je"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania