Gazeta Shqiptare

Xhafaj në SHBA, shoqërohet nga Artan Didi, kërkon mbështetje nga DEA për drogën

Kufiri, ministri takon zv. koordinato­ren amerikane për antiterror­izmin

-

Ministri

Fatmir Xhafaj kërkoi mbështetje­n e DEA- s për identifiki­min e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpuni­mit për të zhvilluar hetime rreth transaksio­neve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta. Droga dhe pastrimi i parave kanë qenë dy temat kryesore të diskutuara nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe zëvendësdr­ejtori i DEA, Anthony Williams. Sa i takon luftës ndaj drogës, Xhafaj kërkoi që të rritet kapaciteti i zyrës së DEA, duke pasur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifik­imit të takimeve dhe operacione­ve të përbashkët­a, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA- s në Greqi. Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke u ndalur në masat dhe rezultatet e vitit 2017, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e vendit nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Ai prezantoi disa nga masat kyçe të programuar­a për të garantuar këtë standard edhe gjatë vitit 2018. Në Departamen­tin Amerikan të Shtetit, ministri Fatmir Xhafaj u prit nga z. Matthew Palmer, i ngarkuar me detyrën e zëvendësnd­ihmësit të Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euro- Azinë. Palmer tha se qëllimi është "ta shohim Shqipërinë, të avancojë drejt BEsë". Takimi i radhës në Departamen­tin e Shtetit i ministrit

ARTAN DIDI

Pas një kohe të gjatë shkëputjej­e, dje në krah të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shfaq edhe ish- drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Didid dha dorëheqjen nga detyra për shkak të fshehjes në sirtarin e policisë së urdhër arrestit belg për ishdeputet­in kristiande­mokrat, Mark Frroku.

të Brendshëm dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shteti, ishte me zëvendësko­ordinatore­n për Antiterror­izmin, Alina Romanowski dhe nënshkrimi i marrëveshj­es me të. Ai u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalim­in e fenomenit të radikalizm­it dhe ekstremizm­it të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmi­t. Romanowski vlerësoi bashkëpuni­min e deritanish­ëm dhe siguroi vazhdimësi­në e mbështetje­s amerikane sa i takon sigurisë kufitare.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania