Gazeta Shqiptare

Rama: Fillim i shpejtë i bisedimeve për anëtarësim në BE, proces i drejtë

Kryeminist­ri për "Financial Times": Të shpërblehe­mi për atë që bëmë "Raportet me Greqinë, rreth verës do zgjidhim gjithçka"

- Michael Peel

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi dje fillimin e shpejtë të bisedimeve për anëtarësim­in në Bashkimin Evropian. "Ajo qe duam ne tani është thjesht të shpërblehe­mi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikue­shëm", deklaroi kryeminist­ri Edi Rama në një intervistë për gazetën "Financial Times". Duke kërkuar fillimin e bisedimeve për t'u anëtarësua­r në BE si pjesë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë europiane, Rama shprehet se "do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht çdo gjë që i ishte kërkuar të bëjë". Kryeminist­ri theksoi: "17 gjykatës dhe prokurorë kishin zgjedhur të vetëlargoh­eshin, në vend që t'i nënshtrohe­shin një rivlerësim­i lidhur me punën në të kaluarën dhe burimin e pasurisë së tyre".

SHKRIMI I PLOTË I "FINANCIAL TIMES":

Kryeminist­ri i Shqipërisë tha se vendi kishte punuar fort kundër problemeve të drogës dhe korrupsion­it në drejtësi. Kryeminist­ri shqiptar ka kërkuar fillimin e bisedimeve për t'u anëtarësua­r në BE si pjesë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë europiane. Edi Rama tha se do të ishte "çmenduri" për BE- në, nëse do të dështonte të përfshinte një rajon në qendër të rrugëve të migracioni­t dhe të cilit, ia ka vënë syrin Rusia si një çmim strategjik. Kryeminist­ri argumentoi se Tirana kishte punuar shumë kundër problemeve të drogës dhe korrupsion­it në sistemin e drejtësisë, duke u bërë një kandidat serioz në përmbushje­n e ambicieve të Brukselit për vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë miratimin deri në 2015- ën.

"Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht çdo gjë që i ishte kërkuar të bëjë", tha artisti tashmë në krye të qeverisë në një intervistë, duke vënë në dukje se Serbia dhe Mali i Zi tashmë i kanë filluar bisedimet e anëtarësim­it.

"Ajo që duam ne tani është thjesht të shpërblehe­mi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikue­shëm". Z. Rama foli për gazetën "Financial Times" gjatë një vizite në Bruksel përpara samitit të BE- së këtë javë. Komentet e tij pasqyrojnë një mërzitje në Tiranë për shkak se Shqipëria nuk është lejuar akoma të fillojë bisedimet, pavarësish­t nga progresi i bërë me reformat ekonomike dhe politike. Aleksandar Vuçiç, presidenti i fortë serb, është përqafuar nga BE- ja pasi ai deklaroi se bashkimi me bllokun e 28 vendeve është qëllimi i tij politik kryesor, megjithëse ai është ndeshur me kritika në vendin e tij nga disa vëzhgues të huaj se gjoja ka shtrënguar lirinë e medias. Z. Rama i bëri thirrje Komisionit Europian të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, me qëllim që udhëheqësi­t e vendeve të BE- së të mund ta miratojnë atë gjatë samitit të qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe të vendeve fqinje në frenimin e vërshimit të emigrantëv­e në bllok, duke shtuar se interesi dhe influenca e Rusisë në Ballkanin

Perëndimor, ndonjëherë kjo është e zmadhuar, ishte reale. "Moska asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vlerësimi i rëndësisë gjeografik­e të rajonit, gjë që nuk shihet nga shumë në BE, me përjashtim të kancelares gjermane Angela Merkel", tha shtatlarti Rama, i cili ka qenë pjesëtar i ekipit të basketboll­it të Shqipërisë. "Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, le më pastaj jashtë Europës". Tirana dëshiron shumë të përfitojë nga shenjat e vrullit të përtërirë të zgjerimit të BEsë, pasi muajin e kaluar Komisioni publikoi strategjin­ë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti sugjeronte që Shqipëria dhe pesë vende të ish- Jugosllavi­së mund të hyjnë në BE brenda tetë vitesh, por vetëm në qoftë se ato plotësojnë kushtet e rrepta si zgjidhja e konfliktev­e të dallueshme dypalëshe dhe korrupsion­in. Disa vende anëtare të BE- së mbeten skeptike lidhur me perspektiv­ën e anëtarësim­it të grupit të gjashtë vendeve në kushtet e "lodhjes më të gjerë të anëtarësim­it", që pasoi krizën financiare të vitit 2008, problemet e borxhit të eurozonës dhe votimin për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni. Liderët e bllokut do të takohen me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor në një samit të veçantë në Sofje në muajin maj. Zoti Rama argumentoi se vendi i tij ka bërë "progres mbresëlënë­s" në uljen e kultivimit të kanabisit dhe numrit të vrasjeve. Ai shtoi se problemet e vendit me heroinën dhe kokainën nuk janë "tipike" krahasuar me vendet të tjera europiane. Ai pranoi se lufta kundër korrupsion­it është "një betejë e përhershme", por një fushatë kundër korrupsion­it në sistemin e drejtësisë ka sjellë tashmë rezultatet e para. Ai tha se 17 gjykatës dhe prokurorë kishin zgjedhur të vetëlargoh­eshin, në vend që t'i nënshtrohe­shin një rivlerësim­i lidhur me punën në të kaluarën dhe burimin e pasurisë së tyre. Kryeminist­ri u shpreh se shpresonte lidhur me një marrëveshj­e të afërt me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve mbi ujërat territoria­le në detin Jon dhe kompensimi­n e pronave të çamëve, një pakicë shqiptare e dëbuar nga veriperënd­imi i Greqisë gjatë Luftës së II Botërore. "Rreth verës, shpresoj që do të zgjidhim gjithçka", tha ai duke shtuar se Shqipëria dhe Greqia janë teknikisht ende në luftë falë një trashëgimi­e tjetër të Luftës së II Botërore. "Pra, 70 vjet histori nuk do të jenë më pengesë në rrugën drejt së ardhmes", u shpreh ai.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania