Gazeta Shqiptare

Afera e financimit rus, Ulsi Manja: Lulzim Basha të thirret në prokurori

-

Sekretari i Asamblesë Kombëtare të PS- së, deputeti Ulsi Manja kërkoi dje që kreu i PD- së, Lulzim Basha të thirret në prokurori. "Koha e Lulzim Bashës për të bërë transparen­cë në lidhje me aferën e parave ruse të lobimit dhe mashtrimin në deklaratat e KQZ ka kaluar. Tanimë është e qartë për të gjithë se Lulzim Basha asnjëherë nuk do të shkojë me dëshirën e tij në prokurori për të qartësuar akuzat e rënda që peshojnë mbi të dhe mbi Partinë Demokratik­e", u shpreh Manja në një dalje për mediat. Sipas tij, "provat janë të qarta dhe të pakundërsh­tueshme. Ekzistojnë së paku pesë deklarata që provojnë se fushata e fundit zgjedhore e Partisë Demokratik­e u financua me para me prejardhje ruse. Me vullnetin e tij Basha nuk pranon të thotë asgjë në lidhje me origjinën e dyshimtë të këtyre parave dhe as me lidhjet e tij të errëta me Kremlinin. Përderisa ai nuk ka ndërmend të bëjë transparen­cë, është prokuroria ajo që duhet të kryejë detyrën e saj, duke i shkuar këtij skandali deri në fund. Me veprimet e tij të papërgjegj­shme, Lulzim Basha ka kryer jo një, as dy, por plot gjashtë vepra penale", argumentoi Manja. Sipas tij, "Basha duhet të hetohet për fshehjen e të ardhurave, një vepër penale e parashikua­r nga neni 180/ 3 e Kodit Penal, një vepër e dënueshme deri në tri vite heqje lirie. Basha duhet të hetohet për falsifikim­in e dokumentev­e zyrtare, një vepër penale e parashikua­r nga neni 186/ 3 e Kodit Penal dhe e dënueshme deri në shtatë vite heqje lirie. Një njeri që pretendon të jetë kryeminist­ri i ardhshëm i këtij vendi, nuk mund të lejohet që të falsifikoj­ë dokumentet zyrtare e të shkelë ligjin sa herë që t'i leverdisë. Lulzim Basha duhet të përgjigjet për të gjitha zullumet e tij. Ai nuk do ta bëjë kurrë këtë me dëshirë, ndaj është koha e drejtësisë që të bëjë detyrën e saj!", tha Manja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania