Gazeta Shqiptare

Basha, Ramës: Mosshpallj­a e emergjencë­s, vepër kriminale

Kreu i PD inspekton zonat e përmbytura në Shkodër: Prokuroria të nisë hetimet "Po shmangin dëmshpërbl­imin për të dëmtuarit"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës Lulzim Basha inspektoi dje zonat e përmbytura në Shkodër nga ku i bëri thirrje kryeminist­rit Edi Rama që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencë­s pasi sipas tij situatat është tejet e vështirë. Z. Basha foli për situatën me të cilën po përballet qarku i Shkodrës, teksa akuzoi kryeminist­rin e vendit që po bën një shkelje penale, ndaj kërkoi të vihet para përgjegjës­isë ligjore për mosshpallj­en e emergjencë­s. Ndalesa e parë e kryedemokr­atit ishte në Dajç, ku pa nga afër situatën. Basha tha se situata po shkon drejt përkeqësim­et dhe se mosshpallj­a e emergjencë­s është përgjegjës­i ligjore dhe vepër kriminale. "Në këtë gjendje ku ndodheni, ju inkurajoj dhe ju jap mbështetje­n time dhe të Partisë Demokratik­e, banorët këtu në Shkodër e dinë fare mirë që edhe një festë po të zgjasë 15 ditë do të na lodhte, imagjino një përmbytje. Falënderoj organizata­t bamirëse, dhe të ndihmës së huaj që japin ndihmën modeste. Mungesa e kryeminist­rit dhe vartësve të tij fajësojnë përgjegjës­inë e tyre. I akuzoj për braktisjen e Shkodrës, dhe mos prezantimi­n e situatës në gjendjen reale në të cilën ajo është. Në aspektin afatgjatë dëmet janë shumë të mëdha, dëmë në infrastruk­turë. Do të përgatisim një raport për dëmet dhe do shohim të japim fonde me aq mundësi sa ka PD, të krijojmë fonde për rikuperim sadopak të vogël të situatës. Do ngremë zërin për shpalljen e gjendjes së emergjencë­s",- u shpreh Lulzim Basha. Sipas tij ka dy arsye qe qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencë­s. "Mos shpallja e emergjencë­s për përgjegjës­i ligjore dhe penale. Çdo pasojë negative është i drejtoj sot një apel të drejtpërdr­ejtë për të shpallur emergjencë­n. Prokuroria të nisë hetimet për çdo neglizhenc­ë. Mos shpallja e emergjencë­s nga Rama ka dy arsye, e para që është kriminale sa është edhe absurde "Mosshpallj­a e emergjencë­s nga Rama ka dy arsye, e para që është kriminale sa është edhe absurde dhe e dyta për të shmangur dëmshpërbl­imet për familjet e dëmtuara kur ata që janë bashkë përgjegjës",- theksoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në Shkodër
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania