Gazeta Shqiptare

Përmbytjet, Bushati dhe Xhaçka: Shteti, në krye të detyrës

-

Ministrat

Ditmri Bushati dhe Olta Xhaçka ndodhen në Shkodër, ku kanë inspektuar zonat e përmbytura. Ata ndaluan në fshatin Dajç ku u takuan me banorët. "Shteti në krye të detyrës. Po ndjekim situatën dhe kemi marrë masa për jetën e njerëzve dhe gjësë së gjallë",- tha Bushati. Kurse sipas ministres së mbrojtjes nevojitet koordinim me qeverisjen lokale. "Forcat e Armatosura janë prezente nga dita e parë. Nevojitet koordinim institucio­nal me pushtetin lokal. Pritet të mbërrijnë 300 tonë koncentrat për bagëtinë",- theksoi znj. Xhaçka. I pranishëm dhe deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, cili vlerësoi punën e ushtrisë dhe policisë. Ministrja e Mbrojtjes, në një reagim të saj, u shpreh se "në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë 24 orë në 24, që prej minutës së parë, kudo ku uji ka paralizuar jetën e njerëzve, në Obot, Dajç, Ana e Malit, Trush, Livadhë, Velipojë apo Bushat". "Kushdo që thotë se, ushtria nuk e njeh terrenin mirë, me siguri ka shkuar vetëm në ato zona ku e gërryen meraku për militanët. Për ne, banorët e Shkodrës janë qytetarë të Shqipërisë! Ndaj sot e përherë, përtej llafeve e sajesave përçarëse politike e mediatike, do të trajtohen njësoj, për t'i bërë ballë të gjithë bashkë, tërbimit të natyrës, që na ka sjellë këto ditë të vështira", tha Xhaçka. "I bëjmë thirrje pushtetit vendor dhe administra­torëve lokalë, të lënë llafet e propagandë­n boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinimi­n e shpërndarj­es, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji", tha Xhaçka.

 ??  ?? Pamjet e publikuara nga kreu i PD- së, i situatës së përmbytjev­e në Shkodër
Pamjet e publikuara nga kreu i PD- së, i situatës së përmbytjev­e në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania