Gazeta Shqiptare

Protesta deri në grevë urie kundër TVSH- së

Rritja e pragut, Shoqata e Biznesit të Vogël

-

Shoqata

e Biznesit të Vogël ka paralajmër­uar se do të nisë protestat masive, duke u përshkallë­zuar deri në grevë urie në rast se qeveria nuk tërheq mbrapsht vendimin për të përfshirë në skemën e TVSH- së bizneset që kalojnë xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh. Sipas kryetarit të shoqatës, Alberta Nasta, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH- së shënjon fundin e tyre. Ai tha për Monitor se shoqata, bazuar në sondazhet dhe analizat e veta parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtë mujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë. Nasta shton për Monitor se vendosja e pragut të TVSH- së do të shtojë më shumë korrupsion­in dhe evazionin, si dhe do të rrisë selektivit­etin. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm po organizohe­t edhe nëpër rrethe për të nisur protestat në datën 2 prill. Fillimisht bizneset e vogla do të mbyllin qepenat e dyqaneve dhe nuk do të operojnë për disa orë. Nasta thotë se do përdorin çdo formë demokratik­e, deri në grevë urie, për të kthyer mbrapsht vendimin e qeverisë. Vendosja e TVSH- së për biznesit e vogël rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ata tregtojnë do të përkthehet në falimentim të menjëhersh­ëm, duke qenë se fuqia blerëse është e ulët. Tatimet parashikoj­në që fillimisht në skemë do të përfshihen rreth 11,300 biznese të vogla, por sipas përfaqësue­sve të shoqatës në rast se tatimet do të monitorojn­ë bizneset të gjithë përfshihen në skemë dhe e kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh, i cili sipas tyre është lehtësisht i kapërcyesh­ëm prej bizneseve të vogla. Biznesi i vogël ka një marzh të ulët fitimi, nga 2 deri në 10 për qind e xhiros.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania