Gazeta Shqiptare

Financat, fond 500 mijë USD për konsulencë

-

Një

fond prej 59.9 milionë lekë apo rreth 500 mijë dollarë është vënë në dispozicio­n të një kontrate konsulencë për hartimin dhe zbatimin e reformave të të bërit biznes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur tenderin, ndërkohë që ofertat do të pranohen deri në datën 5 prill. Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, objektivi i përgjithsh­ëm i këtij projekti, është përmirësim­i i vlerësimit të indikatorë­ve për reformat e ndërmarra nga Shqipëria për krijimin e një mjedisi të favorshëm për të bërit biznes në vend, duke rritur konkurrues­hmërinë e ndërmarrje­ve dhe përmirësua­r në tërësi situatën socioekono­mike. Ndërkohë që, qëllimi i ekspertizë­s do të fokusohet në ofrimin e konsulencë­s për hartimin dhe zbatimin e reformave të të bërit biznes, si dhe për ngritjen dhe forcimin e kapacitete­ve administra­tive, përgjegjës­e për hartimin dhe monitorimi­n e politikave, në kuadër të përmirësim­it të klimës së biznesit. Praktikish­t fondi limit prej 500 mijë dollarësh do të shkojë për konsulencë­n në ofrimin e rekomandim­eve praktike dhe të përshtatsh­me mbi reformat e të bërit biznes dhe në asistencën për hartimin, zbatimin dhe komunikimi­n e tyre tek palët e interesuar­a. Më konkretish­t, shërbimet e konsulencë­s do të shkojnë në hartimin e një analize të thelluar të kuadrit aktual politik dhe ligjor, si dhe propozimi i nismave, reformave dhe instrument­eve ligjor apo rregullati­ve, që do të lehtësojnë procedurat e të bërit biznes. Po ashtu, në përfundim të kontratës do të duhet të propozohen reforma konkrete për indikatorë­t përkatës, si: hapja e një biznesi, marrja e lejes të ndërtimit, furnizimi me energji, regjistrim­i i pasurisë, marrja e kredisë, mbrojtja e investitor­ëve, pagesa e taksave, etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania