Gazeta Shqiptare

Vetingu, shkarkohet gjykatësi Kushtetues, Fatos Lulo

Avokati Ardian Visha: Vendimi është i padrejtë, do t'i drejtohemi Kolegjit të Apelimit KPK: Nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme

-

Vetingu skualifiko­i ditën e djeshme nga radhët e sistemit të drejtësisë, gjykatësin Kushtetues Fatos Lulo. Vendimi për shkarkimin e tij u mor pas një hetimi administra­tiv pesë mujor dhe zhvillimit të seancës dëgjimore publike. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi t'i ndërpresë karrierën gjykatësit, me arsyetimin se ai nuk e justifikon pasurinë e tij, një shifër prej gjysmë milioni dollarë. "Në përfundim të procesit të rivlerësim­it trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e. Vendimi i arsyetuar me shkrimi i njoftohet Lulos, Komisioner­ëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombët­arë. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të KPK. Ky vendim apelohet nga Lulo 15 ditë nga data e njoftimit, ankimohet pranë KPK", tha kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo. Vendimi për shkarkimin e gjykatësit erdhi pasi në raportin e përcjellë në KPK nga ana e Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, për subjektin e rivlerësim­it Fatos Lulo, ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe deklarim të rremë të pasurisë. KPK tha se gjyqtari ka përfituar 200 mijë dollarë dhuratë nga motra, Drita Lulo, konkretish­t 100 mijë dollarë cash dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për zotin Lulo. Gjithashtu, ai nuk justifikon pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë, shumë e cila sipas avokatit të gjyqtarit, Ardian Visha, është siguruar nga e motra, Drita Lulo. Visha është shprehur se këtë shumë gjyqtari ia ka marrë hua të motrës dhe ia ka kthyer sërish. Gjithashtu, në raportin e ILDKPI- së, rezultoi se Lulo ka shmangur pagesën e taksave në vitet ' 94-' 97, kohë kur ishte avokat. Avokati Ardian Visha tha pak ditë më parë se klienti i tij dispononte librezën ku provon se ka paguar taksat. Por Tatimet në përgjigjen e tyre ndaj KPK- së kanë deklaruar se disponojnë dokumente pas vitit 2004. Ndërkohë pas shkarkimit të Fatos Lulos nga KPK, avokati i tij mbrojtës, u shpreh se do të apelojë vendimin te Kolegji i Apelimit, pasi e cilësoi si të padrejtë dhe të pambështet­ur në ligj. "Do të apelojmë vendimin. Ne e konsideroj­më të paqenë fabulën mbi të cilën u dha vendimi i sotëm, është i padrejtë dhe i pa mbështetur. Por ky ishte verdikti dhe do të apelohet. Për standardin që vendos, është një stekë shumë e ulët, zor që do të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem. Por a do të shkojë Lulo në zyrë pas vendimit? Ai u pezullua deri në një vendimmarr­je të Kolegjit të Apelimit", tha avokati Ardian Visha. Sakaq i njëjti proces do të zbatohet edhe për gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. Ligji parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikoj­në dot pasuritë, përjashtoh­en nga sistemi. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it prej kohësh ka publikuar listën me 57 emra gjykatësis­h e prokurorës­h, të cilët Vendimi për shkarkimin e gjykatësit erdhi pasi në raportin e përcjellë në KPK nga ana e Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, për subjektin e rivlerësim­it Fatos Lulo, ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe deklarim të rremë të pasurisë. po i nënshtrohe­n me përparësi Vetingut. Ata janë anëtarët e gjykatës Kushtetues­e, anëtarët e gjykatës së Lartë, kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania