Gazeta Shqiptare

Dibër, ekzekutoi biznesmeni­n para shtëpisë, lihet në burg Mahmut Gega

Elsi Kosiqi, babai i 3 fëmijëve u qëllua për vdekje me tri plumba në gjoks 24- vjeçari në gjykatë: Nuk jam unë vrasësi

-

Nuk jam unë vrasësi". Kështu është shpre hur ditën e djeshme përpara trupës gjykuese, Mahmut Gega, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 32vjeçarit Elsi Kosiqi, tre ditë më parë në Maqellarë të Dibrës. Pavarësish­t mohimit të akuzave nga 24- vjeçari Gega, gjykata e shkallës së parë Dibër, caktoi masën e sigurisë "arrest me burg", për të riun. Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë, ku 32- vjeçari u ekzekutua në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NGJARJA

Rreth orës 01: 30, krismat e armës kanë terrorizua­r pjesëtarët e familjes Kosiqi në Maqellarë. Në momentin që kanë dalë jashtë, ata kanë parë trupin e pajetë të 32vjeçarit dhe menjëherë kanë sinjalizua­r policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendng- jarje. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, blutë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në oborrin e banesës së kësaj familjeje dy gëzhoja kallashnik­ovi. Ndërkaq, burime konfidenci­ale nga policia pohuan se mëngjesin e së hënës, Elsi Kosiqi kishte shkuar në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë. Në orën 01: 30 ai është kthyer në banesë, por sapo ka parkuar në oborr makinën e tij tip "Benz" para derës së shtëpisë, autori ka përfituar nga porta e hapur dhe është futur në oborr duke e qëlluar tri herë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur te veranda e banesës. Më pas autori është larguar me shpejtësi ( ka përfituar nga errësira), duke qenë se shtëpia e familjes Kosiqi ndodhet vetëm disa metra larg nga rruga nacionale dhe 500 metra nga kufiri me Maqedoninë.

HETIMET

Vrasja e babait të tre fëmijëve ka alarmuar policinë, e cila është vënë në kërkim të autorit të krimit. Blutë kanë ngritur postblloqe të shumta në rrugë, ndërsa kanë bërë krehjen e gjithë zonës. Pas ngjarjes, policia deklaroi se vrasësi/ it mund të identifiko­hen shumë shpejt, pasi në ikje e sipër kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Vetëm në orët e vona të mbrëmjes së të martës, blutë kanë arritur të identifiko­jnë dhe të arrestojnë ekzekutori­n e biznesmeni­t Elsi Kosiçi. Zyrtarisht, policia bëri me dije se krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta pa dhënë detaje të tjera për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Po sipas policisë, 32- vjeçari njihej si person problemati­k në zonë dhe se për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po hetohet e shkuara e tij dhe e vrasësit të dyshuar Mahmut Gega. Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe banorët e zonës. Këta të fundit janë shprehur se viktima kishte të kaluar të dyshimtë. Gjithashtu, banorët pohuan se autori i krimit dhe viktima kanë qenë kohë më parë emigrantë në Itali.

 ??  ?? Autori i dyshuar, Mahmut Gega
Autori i dyshuar, Mahmut Gega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania