Gazeta Shqiptare

Skandali me pronat në Lezhë, lihet në burg organizato­ri Lek Frroku

47- vjeçari, nën akuzë për falsifikim të dokumentev­e

-

LEZHE- Gjykata ka vendosur ditën e djeshme që të lërë në burg, Lek Frrokun, të arrestuar pak ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, në kuadër të operacioni­t "Ranishtja 4". Frroku akuzohet për tjetërsimi­n e tokës në zonën e "Ranës së hedhun" në Shëngjin. 47vjeccari ishte shpallur në kërkim për veprën penale të falsifikim­it të dokumentev­e. Sipas prokuroris­ë Frroku dyshohet të jetë organizato­ri i skemës së tjetërsimi­t dhe është një përfituesi­t e tokës në bregdet, në mënyrë të paligjshme përmes kësaj skeme falsifikim­i. Po ashtu ka dalë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë, Juxhina Mema, specialist­e e kadastrës në Bashkinë e Lezhës, për të cilën gjykata la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm "Arrest në shtëpie." Gjykata ka lënë disa ditë më parë në masën e sigurisë në "arrest me burg" edhe specialist­ët Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, ndërsa 8 zyrtarë të tjerë janë në arrest shtëpie. Ndër personat e akuzuar në këtë aferë korruptove është edhe kryebashki­aku i Lezhës, Fran Frrokaj. Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve. Në to eviden- tohej tjetërsimi në kundërshti­m me ligjin të disa pasurive shtetërore "ranishte dhe pyll", përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur "Rana e hedhun", si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur "Rana e hedhun", në njësinë administra­tive Shëngjin, Bashkia Lezhë.

 ??  ?? Lek Frroku
Lek Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania