Gazeta Shqiptare

Matura Shtetërore 2018, shpallen afatet e plotësimit të formularëv­e

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Kalendari me datat sipas qyteteve, në DAR/ ZA- t përkatëse Ja kush ka të drejtë të aplikojë për A1 dhe A1Z

-

Të gjithë maturantët e vitit shkollor 20172018, do të kenë mundësinë të aplikojnë online për formularin A1 që prej 26 marsit deri në 10 prill të këtij viti. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar kalendarin me datat përkatëse sipas të cilave maturantët më qytete të ndryshme do plotësojnë formularin A1 apo A1Z. "Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars- 10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidh­ur këtij njoftimi. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017- 2018. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin",- theksohet në njoftimin e QSHA- së. Ndërkaq, procesi i plotësimit të Formularit A1 do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet "mbikë- qyrës".

FORMULARI A1Z

Maturantët përpara vitit 2018 kanë afat që prej datës 12- 17 prill të këtij viti për të plotësuar formularin A1Z. Qendra e Shërbimeve Arsimore bën me dije se formulari A1Z mund të plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore; si dhe nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore. Gjithashtu, edhe kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë se kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore kanë të drejtë të plotësojnë formularin A1Z. Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH- ja e vendbanimi­t, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Për të plotësuar formularin A1Z, kandidatët duhet të paraqesin tek mbikëqyrës­i një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë apo vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi si dhe certifikat­ën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit. "Edhe procesi i plotësimit të Formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet "mbikëqyrës",- thuhet në njoftimin e firmosur nga drejtoresh­a e QSHA- së, Rezana Vrapi. Në njoftim theksohet më tej se aplikimi online i formularëv­e A1 dhe A1Z do të realizohet nëpër DAR/ ZA sipas planit kalendar. Në peri- "Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars- 10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidh­ur këtij njoftimi. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017- 2018. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin",theksohet në njoftimin e QSHA- së.

udhën 11- 20 prill 2018, Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore dhe Komisioni i Maturës Shtetërore pranë drejtorive apo zyrave arsimore do të plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhëzuesit të dërguar nga QShA- ja. Në të gjitha ato raste kur të dhënat mund të mund të kenë gabime, maturantët kanë mundësinë që të dërgojnë vërejtjet e tyre për pasaktësit­ë e deri në 30 prill 2018 të bëhen të gjitha korrigjime­t e nevojshme në sistem.

Sipas rregullore­s, provimet e maturës zhvillohen vetëm me shkrim për të gjithë ata që kanë mbyllur me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme, ndërkohë nxënësit që kanë marrë më pak se 20% të pikëve të testit konsideroh­en mbetës. Në testimet e Maturës Shtetërore 2018, kanë të drejtë të hyjnë maturantët që kanë bërë plotësimin e formularit A1 apo A1Z që do të miratohen nga MASR brenda datës 9 mars të këtij viti. Më tej në rregullore theksohet se për shkollat profesiona­le dhe shkollat e mesme të orientuara, në rastet kur kandidati ka fituar dëftesën e pjekurisë, si provime të detyruara njihen: letërsia dhe matematika ( nëse janë dhënë dhe janë fituar); ose një ose dy nga provimet në mungesë të tyre, sipas planit mësimor të shkollës. Gjithashtu, në nenin 15 të rregullore­s theksohet se kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë më të ulëta se 4.50 e në rastet kur maturantët e kanë dhënë më shumë se një herë një lëndë apo ato me zgjedhje, iu njihet vetëm rezultati i fundit.

TESTIMI

Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifiki­mit dhe mjetet e nevojshme, si: laps, vizore, kompas, makinë të thjeshtë llogaritës­e. Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP- ja. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit, para kohës së përfundimi­t.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania