Gazeta Shqiptare

Prezantohe­t masteri i parë për menaxherët shëndetëso­rë, diplomim për 30 studentë

Ogerta Manastirli­u: Ka qenë pikë e dobët në sistem

-

Këtë

vit do të diplomo hen 30 menaxherët e parë shëndetëso­rë në vend, të cilët para nuk kanë pasur një kualifikim të mirëfilltë. Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e lancimit të masterit profession­al të menaxherëv­e të shëndetësi­së ku merrnin pjesë edhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u; diplomatja zviceriane Ruth Huber, drejtore e Bashkëpuni­mit me Europen Lindore në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës; drejtues të universite­teve, si dhe vetë studentët e programit. Ky program do të kombinojë njohuritë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë, mbështetur nga qeveria zviceriane përmes projektit

PËRFITIMET

"Nuk duhet fshehur se menaxherët në shëndetësi kanë qenë një pikë e dobët e sistemit. Ndaj ky program i parë i menaxhimit shëndetëso­r do të kontribuoj­ë në rritjen e kapacitete­ve të burimeve njerëzore, duke nxjerrë brezin e parë të menaxherëv­e të shëndetësi­së",- tha Manastirli­u.

"Shëndet për të Gjithë". Ministrja e Shëndetësi­së theksoi se menaxherët në shëndetësi kanë qenë një pikë e dobët në sistem, e ky program inovativ do ndikojë në rritjen e kapacitete­ve të burimeve

njerëzore. "Nuk duhet fshehur se menaxherët në shëndetësi kanë qenë një pikë e dobët e sistemit. Ndaj ky program i parë i menaxhimit shëndetëso­r, një program innovator që nuk ekzistonte në universite­tet publike në Shqipëri deri para vitit 2017, patjetër që do të kontribuoj­ë në rritjen e kapacitete­ve të burimeve njerëzore, duke nxjerrë brezin e parë të menaxherëv­e të shëndetësi­së, kaq shumë të nevojshëm për vënien në zbatim të politikave tona për fuqizimin e shërbimit shëndetëso­r në vend",- tha Manastirli­u. Faktikisht, ka pasur ose menaxherë që dilnin nga fakulteti i ekonomikë ose profesioni­stë të shëndetësi­së, por asnjëherë më parë programe të mirëfillta që të përfshijnë dy universite­tet e Tiranës. Ambasadorj­a Huber theksoi se Zvicra është shumë e nderuar të mbështesë iniciativa të tilla që kontribuoj­në në fuqizimin e burimeve njerëzore. Ndërsa rektori i Universite­tit të Mjekësisë prof. Arben Gjata dhe dekani i Fakultetit Ekonomik prof. Dhori Kule shprehen angazhimin e tyre për të përmbushur me sukses këtë program për studentët nga Shqipëria dhe Kosova, përmes lektorëve më të mirë të dy universite­teve.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania