Gazeta Shqiptare

Rregullat që duhet të ndiqni kur ikni me vizë turistike në SHBA

Njoftimi/ Rastet kur mund të rrezikoni për të mos shkelur më kurrë në tokën amerikane Ambasada: Ja sa kohë mund të qëndroni, si të bëni rinovim

-

Në të gjitha ato raste kur viza ka skaduar në më pak se një vit nga data e aplikimit, apo kur kandidati po aplikon për të njëjtën kategori vize nga po e njëjta konsullatë, i lind e drejta të bëjë një kërkesë për rinovim vize. konferenca profesiona­le; për kënaqësi, duke përfshirë pushime ose vizita familjare ose trajtim mjekësor ( B2) ose një kombinim i të dyja qëllimeve ( B1 / B2) deri në gjashtë muaj. Individët që udhëtojnë në mes të dy shteteve të huaja që duhet të bëjnë një lidhje në Shtetet e Bashkuara si pjesë e atij udhëtimi.

VIZAT E PUNËS

Akti i Emigracion­it dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo- emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësis­ht në Shtetet e Bashkuara. Qendra Kombëtare e Vizave ( NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentac­ionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja e kandidatit të jetë aktuale, në mënyrë që ai të mos humbasë kohë me këtë procedurë dhe çështja të jetë gati sapo të jetë aktuale. "Unë mendoj që sapo çështja juaj të jetë aktuale sipas buletinit të vizave, NVC do t'jua caktojë takimin. Kjo edhe sepse ne si Seksion Konsullor i kemi dërguar NVC- se kuota të mjaftueshm­e për caktime takimesh. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj. Shikoni datën në kolonën "All Chargeabil­ity Areas Except Those Listed" për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t'u shqyrtuar",- theksojnë këshilltar­ët pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania