Gazeta Shqiptare

ALFRED TREBICKA: Nuk shkatërroh­et teatri se është i vjetër! Po ju, zoti Rama, ç’plasje keni?

Aktori i njohur: Të kërkosh transparen­cë te të korruptuar­it? Si t’u kërkosh transparen­cë trafikantë­ve

- Fatmira Nikolli

Mendimi im është që ndërti mi, restaurimi apo bërja e ribërja e një institucio­ni siç është Teatri Kombëtar, apo edhe institucio­ne të tjera si Teatri Kombëtar, të përmasave të tilla duhet të jenë plotësisht nisma dhe vepra të shtetit. Në këto nuk ka punë privati. Sepse bashkëpuni­mi i tillë është problemati­k. Në rastin konkret ky bashkëpuni­m do ketë këto pasoja. Nuk ka privat në botë që e bën për hobi një sipërmarrj­e të tillë. Po pra, po bashkëpuni­mi është i rrezikshëm në rastin konkret, sepse të merr territor”. Aktori e regjisori, Alfred Trebicka ndalet gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Duke nënvizuar se teatri është lënë qëllimisht të rrënohet, ai vë theksin te memoria në art, e memoria e qytetit dhe vlerat e godinës përtej infrastruk­turës.

Nëse, thotë ai, do i shembim të gjitha se janë të vjetra, çfarë na mbetet. Duke mos pasur dyshime për korrupsion, Trebicka, thotë se nuk mund t’i kërkohet transparen­cë, trafikantë­ve të drogës. Për të, thelbi i asaj që po ndodh është përballja e komuniteti­t të artistëve me disa interesa të pastra biznesi. Ndaj, edhe në atë projekt që u prezantua, u pa që ishin kullat afër teatrit. “Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete. Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më.

Ndërkohë që në momentin kur është ndërhyrë është thënë që do bëhet një kinema me parametra evropianë”,- thotë Trebicka për “GSH”.

- Që prej muajit shkurt një debat i madh ka lindur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Nisi për ligjin e artit dhe më pas u bë një debat për teatrin. Si e keni ndjekur ju?

Natyrisht që unë jam pjesë e komuniteti­t teatror. Pavarësish­t se administra­tivisht nuk jam pjesë e teatrit, por përderisa jam aktor dhe regjisor dhe në momentin që flasim jam në pikun e aktiviteti­t tim, sigurisht e kam ndjekur nga afër. Le të themi se kjo historia e teatrit është histori e vjetër. Është të paktën 20- vjeçare. Vitet e fundit ishte lënë në heshtje, jo se s’ka pas lëvizje nën të. Vetë nisma e ndërtimit të Turbinës ishte një paraprirje për të shkuar drejt kësaj, por se çfarë do të bëhej me teatrin nuk e dinte askush, nuk ishte ar- teatrin se do hapej konkurs e do zgjidhej projekti...

Po, ministrja tha nuk ka projekt, por tha se do punojmë për të. Më pas doli që ishte një projekt i gatshëm dhe u bë një prezantim. Një prezantim që unë do thosha, që ishte jo ashtu siç duhej. Nuk dua të përdor terma të rëndë “diktatoria­l”, “autoritar”, etj. - Ishit ftuar në atë prezantim? Jo. Dhe nuk është problemi më ftuan a nuk më ftuan mua, sepse kishte edhe plot të tjerë që nuk u ftuan. Ishin kolegë që duhej të ishin ftuar. Është bërë si duket një seleksioni­m paraprak që disa nuk duhen thirrur. Fatmirësis­ht e ndoqa atë moment, atë prezantim në ERTV përmes telefonit. Ndoqa fjalën e kryeminist­rit dhe prezantimi­n e arkitektit, dhe po ashtu nëpër media të tjera dëgjova edhe fjalën e mjeshtrit Ndrenika. - Si ju është dukur projekti? Është e papranushm­e, e nuk ka sens një prezantim i tillë. Mbledh aty 200 njerëz nga komuniteti artistik, sepse kishte muzikantë, piktorë, regjisorë filmi dhe mos të krijosh asnjë lloj hapësire e mundësie për të bashkëbise­duar, domethënë, më duket pa sens. Dukej qartë që ishte marrë një vendim në vetvete që kjo do bëhet. Vetë fjala e kryeminist­rit filloi me frazën: teatri do shembet dhe do të ndërtohet një teatër i ri, sepse ai është i kalbur. Kuptohej që nuk la asnjë hapësirë për komunikim. Ai thjesht tha vendimin e tij.

Nuk kishte vend as për argumente, për gjëra që janë kërkuar gjithmonë që në debatet e para që janë bërë në vitet 1998- 2000. Është kërkuar që të diskutohet për këtë, është kërkuar të diskutohet se si duhet të jetë teatri.

Momenti që duhet prishur ky teatër a jo, vjen më pas, por kur e nis me frazën që ky do shembet, tërë të tjerat bien, se për çfarë do diskutojmë? Pse do prishet, është histori tjetër, që as aty nuk ka transparen­cë dhe nuk ka se si të ketë transparen­cë, se ka korrupsion. Është njësoj si të kërkosh transparen­cë me trafikantë­t e drogës, çfarë transparen­ce do t’i kërkosh atyre? Sa kilogram kokainë ke kaluar e sa ke fituar? Çfarë t’u pyesësh? - Megjithatë bëhet fjalë për pronë e truall publik, apo jo?

Sigurisht që është pronë publike e truall publik. Mua nuk më pëlqen që çështja kalohet sa nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

Njëherë e merr topin bashkia e një herë ministria.

- Mbase ministria ka qenë e papërfshir­ë aq sa nuk e dinte që kishte një projekt?

Po. Mbase, sepse projektin e shfaqi kryeminist­ri. Mënyra se si është bërë prezent ky projekt ka shumë pikëpyetje e lë shumë për të dyshuar në prapavijat që fshihen pas kësaj, e këtë e them duke mos dashur të përfshihem më thashethem­e. Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete. Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më.

Ndërkohë që në momentin kur është ndërhyrë është thënë që do bëhet një kinema me parametra

 ??  ?? Roland Trebicka, gjatë bisedës për “GSH”
Roland Trebicka, gjatë bisedës për “GSH”
 ??  ?? Projekti i Teatrit Kombëtar
Projekti i Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania