Gazeta Shqiptare

Partia Demokratik­e është prona e përbashkët, publike

- Nga Valbona Mezini

( vijon nga faqja 1)

... demokratët i shqetëson, a çfarë po ndodh me grupin prej 5 vetësh, që kryesia miratoi për ndryshimet statutore?

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë demokratik­e është një detyrë statutore e shkruar të zezë mbi të bardhë në statutin e partisë, se Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën një herë mes dy kuvendeve.

Shumë dallgë po kalon partia, e për Këshillin Kombëtar organi më i rëndësishë­m i partisë, që zgjidhet me delegim vote nga anëtarësia demokrate, nuk i shkon mendja lidershipi­t ta mbledhë.

Duhet thënë një e vërtetë, që, në fakt, fshehja e saj nuk i shërben askujt, përkundraz­i fshehja e saj demokratëv­e u prish punë, që Këshilli Kombëtar të cilin ata e votuan në 27 shtator 2014, nuk po kujtohet askush ta mbledhë, derisa po i afron koha t’i mbarojnë kompetenca­t.

Fakti që K. K nuk u mblodh asnjëherë në 4 vite në Partinë Demokratik­e, është një shkelje e kushtetutë­s së partisë STATUTIT, dhe një mesazh se në ardhshim ndonjëherë në pushtet nuk na interesojn­ë institucio­net dhe nuk i njohim ligjet, dhe të kujton sjelljen e “fëmijës naiv”, topi është i imi, fusha është e imja, porta po e imja, golin e bëj vetë.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë u mor vendim dhe u miratua ngritja e një grupi pune për ndryshimet statutore.

Asnjë lajm se çfarë po ndodh me grupin e punës, çfarë po rezulton nga puna e tij?

Pse kaq errësirë për një nga proceset më të rëndësishm­e në parti?

Akoma e paqartë nëse në kryesi u vendos për një datë kur do të jetë kuvendi i madh i demokratëv­e ?

Ky kuvend do të miratojë ndryshime statutore apo ndryshime politike?

Nxitimi për të mbyllur pa një diskutim të gjatë e të hapur në kryesi apo Këshill Kombëtar, të ndryshimev­e statutore dhe jo vetëm, është nxitim për të errur qëllime që nuk kanë të bëjnë me transparen­cën dhe ndershmëri­në që, në fakt, do të donte t’i kishte hije një procesi të tillë.

As data 28 prill, e cila kaloi si hedhje ideje dhe jo votim i mirëfilltë në kryesi, nuk është e qartë nga kryesia, se në të vërtetë, çfarë nguti ka për të kryer kaq shpejt një proces kuvendimi që s’po ka transparen­ce dhe përkushtim. Kuvend i ri për një parti të re, apo kuvend i ri për përmirësim­e të reja statutore? Kjo është çështja që demokratët e parritur ende politikish­t nuk po dinë ta ndajnë.

Pa dashje po i shërbejnë rehatit të lidershipi­t për të mbyllur hesapet shpejt dhe jo forcimit të strukturav­e të shëndetshm­e, dhe, në fakt, ka gjasa t’i kenë shërbyer dëmtimit të demokracis­ë së brendshme dhe institucio­neve në të ardhmen.

A nuk është një shkelje tjetër e statutit nëse dikush brenda partisë, do vendosë tinës një datë pa diskutime dhe dëgjuar ide?

Puna e thirrjes së një kuvendi duhet pleqëruar me disa mbledhje në kryesi, pa kurrfarë nxitimi, sepse tek e fundit në opozitë kemi kohë për ndryshime cilësore. Por a kemi dëshirë? Nuk mund të biem në grackën e asaj që mund të na rezultojë si pabesia e fundit për Partinë Demokratik­e.

Proces i tillë do t’i ngjasonte skenarit të privatizim­it në një dorë të partisë, me struktura fiktive, që heshtin për llogari të pazare personale.

Në një kohë kur do të kishin misionin e argumentim­it të mendimit ndryshe po të ish nevoja, brenda strukturav­e më të larta vendimmarr­ëse, duke dhënë garancinë se nga brenda po ndërto- het demokracia, dhe po pengohet përdorimi lehtësisht nga klanet nepotike dhe klientelis­te të kujtdo lidershipi, që ndihmuar nga një shpurë servilësh, njerëz që kanë veç hallin e karrierës së tyre, pa hezitim do të duan ta vënë veten në shërbim të vendimmarr­jeve autokrate, dhe nga këta ka çdo parti me shumicë.

Por Partia Demokratik­e duhet të ngrihet mbi këtë ngrehinë që po i bën vetes.

Kjo është një sfidë për partinë në të ardhmen e afërt.

Sfida e kujtdo lidershipi brenda çdo partie, është të organizojë vendimmarr­je kolegjiale duke respektuar mendimin ndryshe, duke dhënë besim nëpërmjet organizmit statutor dhe respektimi­t të tij, si libri supreme mbi çdo dëshirë a oreks personal, qoftë ky edhe kryetar partie.

Vetëm kështu do të ndërtohej meritokrac­ia dhe do të ngjallej shpresa e munguar se Partia Demokratik­e bashkohet.

Kriza sot në Partinë Demokratik­e u shkaktua si rezultat i injorimit të meritokrac­isë, kontribute­ve dhe shkeljeve statutore që

Përmbajta e fjalës demokraci për të cilën Partia Demokratik­e e ka në qëllimin e krijimit të saj, është shkelur disa herë. Në mënyrë të qëllimshme apo jo këtë do ta dëshmojë koha. Nxitimi për të mbyllur pa një diskutim të gjatë e të hapur në kryesi apo Këshill Kombëtar, të ndryshimev­e statutore dhe jo vetëm, është nxitim për të errur qëllime që nuk kanë të bëjnë me transparen­cën dhe ndershmëri­në që, në fakt, do të donte t’i kishte hije një procesi të tillë.

lidershipi bëri.

Këtu ka vend sa të duash për tu dhënë demokratëv­e prova se partinë nuk e konsideron pronë me hipotekë dhe me të nuk mund të bësh pazar as me kundërshta­rin as me koniunktur­a të huaja partnere a jo, që ta zbardhin faqen në kohë fushatash apo më keq akoma ta nxijnë faqen, edhe në ditën me diell, siç ndodhi javë më parë.

Vendimmarr­jet duhet të jenë kolegjiale të paraprira nga procese të gjata diskutativ­e, që garantojnë transparen­cë dhe nuk shkaktojnë mbajte përgjegjës­ie. Përgjegjës­i deri tani nuk po mban askush.

Kjo është e vërteta, e cila kërkon besim për t’u rikuperuar dhe jo shkelje të mëtejshme të procesit të forcimit të partisë. Ndaj edhe do të ngre një pyetje. Çfarë po bën grupi i punës që miratoi kryesia e partisë në 8 mars?

Këto duhej të ishin lajmet që media do të shpërndani­n me zhvillimet brenda PD- së, por fatkeqësis­ht heshtje totale dhe errësirë.

Ndryshimet statutore të propo- zuara, mbase do të kenë nevojë të diskutohen edhe në një tjetër mbledhje qoftë Këshilli Kombëtar apo kryesie, sepse statuti i partisë është as më pak e as më shumë kushtetuta që garanton demokracin­ë brenda Partisë.

Përmbajta e fjalës demokraci për të cilën Partia Demokratik­e e ka në qëllimin e krijimit të saj, është shkelur disa herë. Në mënyrë të qëllimshme apo jo këtë do ta dëshmojë koha.

Nëse nxitohet drejt thirrjes së kuvendit duke anashkalua­r çfarë kryesia miratoi së fundmi, një transparen­cë e plotë për punën e grupit që u ngrit për statutin e ri dhe se cilat janë ato, atëherë shqiptarëv­e nuk u mbetet zgjidhje tjetër, veç t’i tregojnë vendin lidershpit në emër të së ardhmes, sepse Partia Demokratik­e për ata që nuk e dinë është pasuri kombëtare që u përket të gjithëve, pasi votëbesohe­t mbi bazë besimi nga shqiptarët për të përdorur paratë e taksapague­sve, për të ndërtuar të ardhmen tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania