Gazeta Shqiptare

Taksa për Rrugën e Kombit, Basha: Do ta shfuqizojm­ë sa të vijmë në pushtet

Opozita kundër pagesës së tarifës, kreu i PD: Grabitje e dyfishtë "Është edhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës"

-

Opozita e kundërshto­i dje, vendosjen e tak sës në ' Rrugën e Kombit', duke e cilësuar "grabitje të dyfishtë". Kryetari i PD- së, Lulzim Basha u shpreh dje, se kjo taksë veçse është "grabitje e dyfishtë e shqiptarëv­e është dhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës". "Më datën 1 prill 2018 fillon të aplikohet tarifa e pagesës së detyruar në të dy kalimet e ' Rrugës së Kombit' që u ideua, u projektua dhe u ndërtua për të lidhur Shqipërinë dhe Kosovën. Me vendosjen e kësaj tarife, ky projekt merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë", u shpreh dje, Basha. Sipas tij, "Partia Demokratik­e ka hedhur e para idenë e një studimi tërësor për mundësinë e aplikimit të tarifave të lehta, transparen­te, të përballues­hme nga të gjithë, për të kontribuar kështu në mirëmbajtj­en e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i këtyre tarifave do të lidhej me zbatimin e një parimi universal, me ekzistencë­n e rrugëve alternativ­e, pa pagesë. Do të lidhej po kështu me parimin e mostaksimi­t të dyfishtë, pra me heqjen e taksës së qarkullimi­t të automjetev­e". "Duke injoruar këtë parim universal, banda që qeveris Shqipërinë, ka dhënë me koncesion aktiviteti­n e mirëmbajtj­es së rrugës së Kombit duke aplikuar një tarifë që shkon nga 10 euro për vajtje- ardhje të një autoveture, në 22.5 euro për dy kalime të një autobusi me dy akse dhe 32,5 euro për autobusët dhe kamionët me tre akse", tha më tej, Basha. "Kjo ndodh në një kohë kur Edi Rama e ka rritur taksën e qarkullimi­t të automjetev­e me 24 lekë për litër karburant. Rritja me 24 lekë për litër, ju merr shqiptarëv­e plot 120 milionë dollarë në vit nga xhepat e tyre. Mjafton 1/ 10 e kësaj shumë për të mbuluar të gjitha nevojat për shpenzime të mirëmbajtj­es, pa vendosur tarifa shtesë. Vetëm nga kalimi pa pagesë në ' Rrugën e Kombit' Shqipëria ka përfituar direkt dhe indirekt rreth 300400 milionë euro në vit. Do të mjaftonte një fraksion i këtyre të ardhurave për të përballuar nevojat për mirëmbajtj­e të të gjithë rrjetit rrugor shqiptar", nënvizoi kreu i PD- së. Sipas tij, "Qytetarët e Kosovës do ta ndiejnë të parët këtë akt

primitiv të urrejtjes nga banda në pushtet në Shqipëri. Kjo tarifë është një barrierë dhe kosto e shtuar për ta". Duke e cilësuar "akt kriminal", Basha u shpreh se kjo dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur

koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetarët dhe bizneset, nga Kukësi e Mirdita në Lezhë, Shkodër, Kurbin, Krujë, Tiranë dhe në Portin e Durrësit. Turizmi po kështu do të pësojë një goditje të rëndë.

"Por më së shumti atë do ta ndiejnë banorët e varfër të zonave rreth ' Rrugës së Kombit', të cilët edhe aktualisht e kanë tejet të vështirë të përballojn­ë tarifat e furgonëve e autobusëve. Rama premtoi se do ta zgjidhë çësh-

tjen e rezidentëv­e të kësaj zonë, por deri tani asnjë masë nuk është marrë", tha Basha. "Partia Demokratik­e i qëndron premtimit të saj për të shfuqizuar që ditën e parë në pushtet taksën e qarkullimi­t si dhe për të het-

uar me transparen­cë çdo koncesion të dhënë nga klani kriminal në krye të Shqipërisë, duke u zotuar se çdo koncesion që cenon interesat e shqiptarëv­e do të shfuqizohe­t dhe përgjegjës­it do të vihen përpara drejtë-

 ??  ?? Rruga e Kombit
Rruga e Kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania