Gazeta Shqiptare

Petrit Vasili: Refuzojeni këtë taksë të pisët, ta paguajë qeveria

Kompania koncesiona­re: Kontrata u firmos nga LSI

-

Socialiste për In tegrim, u kërkoi dje, qytetarëve ta refuzojnë pagesën e taksës në rrugën e Kombit, në shenjë proteste ndaj këtij vendimi të qeverisë. "Refuzojeni ta paguani taksën për rrugën e kombit, le ta paguajë vetë qeveria", tha dje, në një status në rrjetin social, "FB", Petrit Vasili. "Koncesioni­n e ' Rrugës së Kombit' e ka miratuar qeveria e koncesione­ve të pista. Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj", tha dje, kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili. "Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre", shtoi ai. Sipas Vasilit, "qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le t'i anulojë ato dhe le të financojë mirëmbajtj­en e rrugës së kombit. Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindje­s kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri, sepse qeveria e kryeminist­rit vjedh. Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pisët, jeni në të drejtën tuaj". Por, pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe kompania koncesiona­re "AHC". Në përgjigjen e saj, kompania thekson se ka qenë pikërisht Ministri i LSI, Sokol Dervishaj që negocioi kontratën e koncesioni­t. Sipas deklaratës, në 14 tetor 2016, ministri i Transporti­t i kohës Sokol Dervishaj, drejtoi negocimin e kontratës dhe pasi negocoi tarifat e kalimit të mjeteve, firmosi kontratën. Sipas kompanisë koncesiona­re AHC, kontrata e firmosur nga Sokol Dervishaj kaloi në qeveri ku ai mbrojti këtë koncesion dhe të njëjtin qëndrim pro saj, mbajti edhe në Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. Kompania vë në dukje se pro tarifës u shprehën publikisht edhe zyrtarë të tjerë të LSI. Deklarata e kompanisë koncesiona­re AHC, citon edhe deklaratat e ish- ministrit të Transporte­ve Sokol Dervishaj ku në 14 tetorin e vitit 2016 ai thekson ndër të tjera se "është e rëndësishm­e që ky koncesion të fillojë të operojë sa më parë".

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania