Gazeta Shqiptare

Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, ja pagesat për motorët deri te kamionët

Javën e ardhshme pritet aplikimi i tarifave nga 2.5 deri në 22.5 euro Gjiknuri: Koncesiona­ri do ta mirëmbajë autostradë­n

-

Prej ditës së djeshme çdo automjet që do të kalojë nga Rruga e Kombit do të paguajë një taksë që varion nga 2.5 euro për motorët deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë. Dje në mesditë u testuan sportelet, të cilët do të shërbejnë për pagesën e taksës së Rrugës së Kombit. Janë bërë gati 4 sportele, nga dy për çdo kah të lëvizjes, të cilat koncesiona­ri ka nisur t'i testojë nga ana teknike. Kjo do të vazhdojë deri javën e ardhshme, e rreth mesit të prillit pritet të nisë edhe pagesa. Një vendim i tillë ka sjellë mjaft reagime, veçanërish­t të banorëve të zonës apo të shoferëve të furgonëve apo autobusëve, që e bëjnë çdo ditë atë rrugë. Nga ana e saj, Ministria e Infrastruk­turës ka sqaruar opinionin lidhur me vendosjen e tarifës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Infrastruk­turës shpjegon se për çfarë do të shërbejë kjo taksë dhe si do të funksionoj­ë. "Në marrëveshj­en e koncesioni­t, datë 6.12.2016 ' Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtj­e të autostradë­s Milot- Morinë', miratuar me VKM nr. 870, datë 14.12.2016 ' Për miratimin e kontratës se koncesioni­t, ' Për ndërtimin, përmirësim­in, shfrytëzim­in dhe mirëmbajtj­en e autostradë­s MilotMorin­ë", ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësua­r nga Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës dhe Konsoriumi­t "Catalyst Viva Das General Contractin­g, LLC- Salillari shpk - Bee Tech- Violiap Ateve - Kastrati sh. a., ndër të tjera parashikoh­et se: koncesiona­ri përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës dhe koncesiona­ri mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Objektivi kryesor i këtij projekti koncesion/ PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësim­i i autostradë­s dhe shfrytëzim­i dhe mirëmbajtj­a efikase e saj. Koncesiona­ri do të përmirësoj­ë, operojë dhe mirëmbajë autostradë­n sipas një pakete të paracaktua­r të standardev­e të performanc­ës për një periudhë 30- vjeçare të koncesioni­t. Taksa e rrugës karakteriz­ohet dhe taksohet sipas përllogari­tjes se klauzolës se kontratës së koncesioni­t, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikim­it të automjetev­e", thuhet në deklaratën e ministrisë. Tarifat e miratuara janë motor 2.5 euro, veturat e vogla 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamion i mesëm 16.2 euro dhe kamion i rëndë 22.5 euro.

KONTRATA

Koncesiona­ri i përbërë nga një kompani turke dhe 2 shqiptare është në vitin e dytë të kontratës, ku pritet fillimi i tarifimit. Sipas kontratës, përveç traut të pagesave, koncesiona­ri duhej të kryente disa investime në dy vitet e para. "Top Channel" ka siguruar kostot e këtyre punimeve, të cilat nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas të dhënave, investimi për 2 vitet e para shkon rreth 18 milionë euro. Por kur kanë mbetur më pak se 9 muaj nga afati final për kryerjen e investimev­e, koncesiona­ri ka përfunduar vetëm sheshin ku drejtuesit e automjetev­e paguajnë taksën për çdo kalim në tunel. Ura mbi lumin Drin duhet të rehabilito­het në 2 vitet e para, ndërkohë që deri tani nuk është kryer asnjë punim. Aktualisht, koncesiona­ri po investon rreth 936 mijë euro në rrethimin e autostradë­s, për ta mbrojtur në dy akset e saj nga rrëshqitja e gurëve. Sipas kontratës, koncesiona­ri do të nisë të marrë subvencion nga shteti për trafikun e munguar që në vitin e parë të vendosjes së pagesës. Qeveria e garanton privatin që nëse nuk siguron rreth 8 milionë euro vitin e parë, të paguajë diferencën e mbetur. Progresion­i vazhdon rritës çdo vit, deri në 14 milionë euro. Përveç subvencion­imit, privati do të përfitojë rregullish­t taksën e tunelit, për 30 vjet. Sipas studimit të fizibilite­tit të IFC, në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarish­t 5000- 6000 automjete në ditë dhe në një përllogari­tje me tarifën minimale 5 euro, koncesiona­ri do të arkëtojë nga 10 milionë euro vitin e parë, deri në 17 milionë euro vitin e fundit. Kurse zyrtarisht sipas kontratës, në total pas 30 vitesh, koncesiona­ri arkëton nga tarifa e kalimit në tunel minimalish­t 336 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ?? Sportelet në Rrugën e Kombit
Sportelet në Rrugën e Kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania