Gazeta Shqiptare

Pal Lekaj: S'na informuan, do bëjmë kërkesë për zbritje

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria e Kosovës shpreh pakënaqësi

-

Kosova

ka shprehur pakënaqësi­në dhe mo saprovimin ndaj taksës së vendosur nga qeveria shqiptare në Rrugën e Kombit. Autoritet e Kosovës kanë reaguar publikisht se nuk janë pyetur dhe as informuar për një vendim të tillë. Ministri i Infrastruk­turës së Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur për "Telegrafin" se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa u përket autostrada­ve, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti. Sipas tij, duhet të shikohet mundësia e koncesioni­mit të taksës rrugore me kushtin që mirëmbajtj­a e rrugëve të bëhet nga koncesionu­esi. "Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzim­in e autostrada­ve, presim një raport matjeje për numrin e automjetev­e që qarkullojn­ë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët. Do të shikohet edhe mundësia e koncesioni­mit të taksës rrugore, kjo me kushtin që mirëmbajtj­a e rrugëve të bëhet nga koncesionu­esi. Ne jemi të interesuar që sa ma parë t'i definojmë gjërat sa u përket autostrada­ve, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksional­izimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor", ka thënë Lekaj, duke shtuar se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti. Ndërsa, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ( OEK), tha se një taksë e tillë për autostradë­n do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive. Ai sqaroi se ekzistojnë barriera të mjaftueshm­e në mes të një populli të ndarë në dy shtete dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania