Gazeta Shqiptare

Rama, qytetarëve: Të bëhemi bashkë, ka ende grabitqarë të së shkuarës

Bilanci 5- mujor i platformës së bashkëqeve­risjes, zgjidhen 4454 ankesa Nga Kryeminist­ria janë zgjidhur 852 ankesa, në shqyrtim 235

- Darina Tanushi

Rreth 4500 ankesa të qytetarëve janë regjistrua­r në 5 muaj të platformës së bashkëqeve­risjes, "Shqipëria që duam". Këtë fakt e bëri me dije dje kryeminist­ri Rama, duke publikuar raportin 5mujor të kësaj pune. "Kam kënaqësinë të ndaj me ju bilancin 5- mujor të ndërveprim­it tonë përmes platformës së bashkëqeve­risjes "www. shqipëriaq­ëduam. al" dhe ju lutem, merrni 2 minuta nga koha juaj për ta lexuar dhe kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve "të vogla" të gjithkujt, në zyrat e shtetit, ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi", shkroi Rama në rrjetin social "FB". "Apeli ynë për të gjithë, pa dallim bindjesh e përkatësis­h politike është: regjistroh­uni në koalicioni­n e madh të bashkëqeve­risjes përmes platformës ' shqipëriaq­ëduam. al' dhe me një mesazh të drejtpërdr­ejtë, çdo ministër vihet në dispozicio­nin tuaj. Kështu, ju mund të zgjidhni problemin tuaj apo përcillni fjalën tuaj deri në qeveri dhe njëkohësis­ht të ndikoni që qeverisja të bëjë më shumë e më mirë, për Shqipërinë që duam dhe shtet- punëmirëqe­nie", thuhet në raportin e publikuar nga kryeminist­ri Rama. Gjatë këtij 5mujori në platformën "shqipëriaq­ëduam. al" janë zgjidhur në total nga niveli qendror 4454 ankesa, ndërsa janë në proces shqyrtimi 553 ankesa. Më konkretish­t, nga Kryeminist­ria janë zgjidhur 852 ankesa, ndërsa në shqyrtim janë 235 të tilla, Ministria e Drejtësisë ka zgjidhur 1326 dhe janë në shqyrtim 120; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka zgjidhur 402 ankesa dhe janë në proces 40; Ministria e Energjisë dhe Infrastruk­turës ka zgjidhur 418 anke- sa dhe ka në shqyrtim 51; Ministria e Financës dhe Ekonomisë ka zgjidhur 405 dhe ka në proces 42; Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjidhur 454 dhe ka në shqyrtim 27; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka zgjidhur 193 dhe ka në proces 4; Ministria e Brendshme ka zgjidhur 214 dhe ka në proces 16; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjidhur 77 dhe ka në proces 9; Ministria e Mbrojtjes ka zgjidhur 48 dhe ka në proces 3 ankesa. Ndërsa Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zgjidhur 36 ankesa dhe ka në proces 4 të tilla, Ministria e Kulturës ka zgjidhur 24 dhe ka në proces 1 dhe Ministria e Diasporës ka zgjidhur 5 ankesa dhe ka në proces 1. Lidhur me zgjidhjen e problemeve në nivel vendor, në total janë zgjidhur 470 ankesa dhe janë në proces zgjidhjeje 160 të tilla. Konkretish­t në Tiranë janë zgjidhur 187 dhe janë në proces 57 ankesa, në Vlorë janë zgjidhur 52 dhe 27 janë në proces, në Fier janë

zgjidhur 39 dhe janë në proces 15, në Elbasan janë zgjidhur 48 dhe janë në proces 6, në Korçë janë zgjidhur 36 dhe janë në proces 7, në Durrës janë zgjidhur 22 dhe janë në proces 14, në Berat janë zgjidhur 24 dhe janë në proces 6, në Shkodër janë zgjidhur 17 dhe janë në proces 4, në Lezhë janë zgjidhur 19 dhe janë në proces 3, në Gjirokastë­r janë zgjidhur 10 dhe janë në proces 9, në Dibër janë zgjidhur 6 dhe janë në proces 10 dhe në Kukës janë zgjidhur 10 dhe janë në proces 2. Në rubrikën "Biznesi im", qytetarët që kanë një biznes të vogël, të mesëm apo të madh kanë drejtuar sugjerime e kritika, ose ankesa konkrete për klimën e biznesit, politikat e qeverisë për biznesin apo marrëdhëni­et e tyre me administra­tën. Në total gjatë këtij 5- mujori janë përfunduar 40 ankesa dhe janë në proces zgjidhjeje 30 të tilla nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es. Presidenti Ilir Meta ishte dje i ftuar i Arqipeshvi­t të Firences, Kardinal Xhuzepe Betori në ceremoninë e meshës të së dielës para Pashkëve. "Falënderov­a Kardinal Betorin për vlerësimin e veçantë të tij ndaj Kardinalit tonë Ernest Troshani dhe vëmendjen ndaj shqiptarëv­e", tha dje Meta.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania