Gazeta Shqiptare

Deputeti i PS, Alket Hyseni, pronar i mijëra metrave troje, 5 shtëpi e 6 garazhe

Zbardhet pasuria e deputetit të akuzuar se përvetësoi 11 mijë metra tokë Në shkurt 2017 bleu 5 mijë metra katrorë arë në Tiranë

-

Zbardhet pasuria e një prej deputetëve që ësh të vënë së fundmi nën akuzë nga Partia Demokratik­e, Alket Hyseni. I angazhuar në disa detyra shtetërore të rëndësishm­e, pjesë e profesioni­stëve që i bashkohen pushtetit, deputet i ri në legjislatu­rën e fundit, Hyseni ka një pasuri të konsiderue­shme, sipas vetëdeklar­imit të depozituar në Inspektora­tin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe të publikuar nga "Open Data". Sipas deklarimit të tij, ai zotëron disa apartament­e dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe toke. Ndër vite, ai ka mbajtur një sërë funksiones­h. Kështu, nga viti 2003 deri 2005 ka qenë në doganën e Kakavijës, në 2016 drejtor i përgjithsh­ëm i Drejtorisë së Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave. Në 2017 ndihmës në Kryeminist­ri dhe nga qershori 2017 deputet. Ai është pronar me 100% i dy apartament­eve banimi me sipërfaqe 120 m2 secili, porositur më dt. 10.09.2008, blerë me të ardhura nga emigracion­i, puna, biznesi e kursime familjare, vlera 93 600 euro ( 46 800 euro secili). Po ashtu, ka një tjetër banesë me sipërfaqe 120.3 m2, porositur më dt. 31.05.2010, burimi me të ardhura nga puna, biznesi dhe sipas akt- marrëveshj­es së shkëmbimit, vlera 4 691 700 lekë. Një tjetër apartament 120.3 m2, me vlerë 4 691 700 lekë si dhe tre garazhe me 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2. Ai zotëron disa metra katrorë troje dhe tokë arë, të cilat ia ka blerë sipas atyre që deklaron nga puna në emigracion dhe burimet e familjes. Pak ditë më parë, ai reagoi pas akuzave të bëra nga opozita se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua. Në një postim të gjatë në ' FB', ai tha: "Toka bujqësore është fituar nga një AMTP ( tapi) në emër të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistrua­r me vendim gjykate. Është transferua­r me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesi­n fillestar të kësaj prone ( kunati i zonjës Bua). Ndërkohë, zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke, pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991 dhe nuk i takon sipas ligjit". Hyseni shton më tej se zonja Irini Bua dhe bashkëshor­ti i saj i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucio­neve, madje edhe ndaj tij, por që janë pushuar si të pabazuara sipas tij. “Nuk e njoh fare përfituesi­n fillestar të kësaj prone ( kunati i zonjës Bua). Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit".

 ??  ?? Deputeti i PS- së, Alket Hyseni
Deputeti i PS- së, Alket Hyseni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania