Gazeta Shqiptare

"Duam autonomi si Katalonja, e menaxhojmë vetë situatën"

Raportimet zyrtare, 4500 hektarë dhe qindra banesa nën ujë. Banorët apelojnë për ndihmë Administra­tori i Njësisë Ana e Malit: Kemi resurse mjaftueshë­m, të mos lodhim njeri

-

Pas afro dy javësh, mbi 4555 hektarë rreth qy tetit të Shkodrës vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Dhjetëra banesa ndodhen të rrethuara nga uji, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë. Në këto kushte, Arben Ceni, administra­tor i njësisë Ana e Malit është shprehur se në qoftë se askush nuk mund të bëjë diçka për Shkodrën, atëherë të dalin qytetarët dhe ta menaxhojnë vetë vendin. "Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentr­alet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan po ta marrim si radhitje. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s'kemi nevojë ( për të qenë të varur).

Domethënë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër, të paktën të mos ia vëmë fajin kujt. Pse ta vëmë në siklet kryeminist­rin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto". Ndërkohë, sipas Bashkisë së Shkodrës nevojiten ndërhyrje në lartësimin e disa argjinatur­ave, si dhe furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm dhe ushqime. Më tej paraqitet situata pas inspektime­ve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër.

NJËSIA ADMINISTRA­TIVE DAJÇ

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinatur­ës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjati­t. Rruga Shiriq- Darragjat, rruga Belaj- Rrushkull janë të bllokuara. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Bashkia kërkon nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marrë masat përkatëse. Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rrugë për të bërë të mundur kalimin.

Janë mbi 250 shtëpi të rrethuara nga uji. Gjithashtu, kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshm­e.

NJËSIA ADMINISTRA­TIVE ANA E MALIT

Ujësjellës­i Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme të gjata për banorët. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm dhe me pako ushqimore.

NJËSIA ADMINISTRA­TIVE BËRDICË

Në Njësinë Administra­tive Bërdicë janë mbi 1000 ha tokë e përmbytura. Stacioni i pompave të Ujësjellës­it në Trush si pasojë e përmbytjev­e është jashtë funksionit. Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojitet furnizimi me ujë të pijshëm për banorët.

NJËSIA ADMINISTRA­TIVE VELIPOJË

Në Njësinë Administra­tive

 ??  ?? Efektivë të Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të Shkodrës
Efektivë të Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të Shkodrës
 ??  ??
 ??  ?? Përmbytjet në Shkodër
Përmbytjet në Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania