Gazeta Shqiptare

Shkodër, hidhet në erë me tritol "Benz"- i, Admir Lishi: Nuk kam konflikt me askënd

Zbardhet dëshmia e shefit ekonomik në Drejtorinë e Kufirit

-

SHKODER- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Shkodër. Rreth orës 5: 00 një sasi tritoli u vendos në mjetin e shtetasit Admir Lishi. Lënda plasëse shpërtheu në pjesën e prapme të mjetit tip ' Benz' me targë AA 655 MK. Menjëherë pas kësaj ngjarje detaje të reja janë mësuar rreth sasisë së tritolit të vendosur në mjetin që ndodhej i parkuar në lagjen Perash në Shkodër. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se lënda plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimi­t në makinë nuk ndodhej askush. Nga sa mësohet Admir Lishi ka një detyrë

NGJARJA

Në momentin e shpërthimi­t në makinë nuk ndodhej askush. Nga sa mësohet, Admir Lishi ka një detyrë të rëndësishm­e në policinë vendore të Shkodrës. Ai është shefi ekonomik tek Drejtoria e Kufirit dhe është efektiv mbështetës në prapavijë. Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse.

të rëndësishm­e në policinë vendore të Shkodrës. Ai është shefi ekonomik tek Drejtoria e Kufirit dhe është efektiv mbështetës në prapavijë. Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Pista e parë dysho-

het për shkak të detyrës. Mendohet se mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e eksplozivi­t ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha mjetit tip ' Benz'. Megjithatë nuk përjashtoh­et edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor ishte në vendngjarj­e dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur. Sakaq vetëm pak orë pas ngjarjes zbulohet se çfarë ka deklaruar efektivi i policisë së Shkodrës. Mësohet se 40- vjeçari ka mohuar para grupit hetimor se ka pasur probleme apo konflikt me ndokënd. Në deklarimet e para Admir Lishi është shprehur se nuk e ka idenë se nga ka ardhur shpërthimi me lëndë plasëse në mje- tin e tij. "Unë nuk e di se si ka ndodhur apo përse ka ndodhur. Nuk kam asnjë problem apo asnjë konflikt me askënd. Nuk e kam idenë nga ka ardhur kjo ngjarje apo se kush fshihet pas saj", ka deklaruar Admir Lishi. Policia pistë kryesore të momentit ka atë për shkak të detyrës. Megjithatë ende vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Deri më tani ende nuk ka një ide se kush mund të jenë autorët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania