Gazeta Shqiptare

Masakroi shokun me çekiç, shoqata fetare: Strehuam vrasësin, nuk e dinim për krimin

Vrasja e Kreshnik Beqirajt në Fier, zbardhen të tjera detaje rreth autorit Albert Zekaj "Jemi të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë"

-

Pak javë pas zbardhjes së krimit makabër në Fier, ku u vra me çekiç Kreshnik Beqiraj, zbardhet dëshmia e misionarëv­e të një shoqate fetare në Tiranë, të cilën kanë strehuar vrasësin Albert Zekaj, pa e ditur të shkuarën e tij. Misionarët shprehen të tronditur që 32- vjeçari Zekaj, u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes makabre në muajin qershor të vitit që shkoi. Ditën që u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Zekajt, misionarët tri vajza dhe dy djem, ku vetëm njëra prej tyre ishte shqiptare, udhëtuan drejt Fierit për të mësuar të vërtetën. Më pas misionarët kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor duke theksuar se nuk dyshuan asnjëherë që Zekaj të kishte kryer ndonjë krim. "Jemi tronditur kur e dëgjuam lajmin se Alberti mund të kishte vrarë një njeri. Ai erdhi tek shoqata jonë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi ndihmë. I kemi mundësuar strehim, ushqim dhe veshje sa herë që ka pasur nevojë. Madje i kemi siguruar edhe punë me kohë të pjesshme, kur kemi pasur mundësi. Ai dukej i qetë dhe i dëgjuar. Ishte fjalëpakë, por kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim se ai mund të ishte person problemati­k, e aq më tepër një vrasës. Ai na kishte thënë se kishte pak komunikim me familjen e tij dhe shfaqej si nevojtar, prandaj e kemi ndihmuar. Asnjëherë, askush prej nesh, nuk ka pasur dyshim që ai të kishte kryer një krim. Jemi vërtetë të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë",- kanë dëshmuar misionarët. Sakaq, disa ditë më parë, ekspertët e kriminalis­tikës kanë gjetur gjurmë gjaku në

banesën ku Kreshnik Beqiraj dhe Albert Zekaj jetonin me qira në periudhën kur u zhduk i ndjeri, duke plotësuar kështu provat ndaj 32- vjeçarit nga Kopliku i Shkodrës. Në 10 mars gjykata ka dhënë masën "Arrest me burg" pa afat për Albert Zekaj i cili, vrau dhe hodhi trupin e shokut të tij Kreshnik Beqiraj në një kanal në fshatin Daullas në

Fier. "Jam i penduar dhe i kërkoj falje familjarëv­e. Ligji të veprojë. E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe", janë fjalët që ka thënë Zekaj pas marrjes së dënimit.

VRASJA

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23: 00, Albert Zekaj, 32 vjeç dyshohet se e ka vrarë ne sende të forta shokun e dhomës Kreshnik Beqiraj, me të cilin jetonte më qira në qytetin e Fierit. Pas vrasjes mësohet se trupin e viktimës e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë. Ne vijim të hetimeve dhe informacio­neve operative u arrit të identifiko­hej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet. Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëv­e, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania