Gazeta Shqiptare

TEATRI KOMBETAR Boriçi: Po i vënë buldozerin “Kadri Roshit”, nuk pranoj të gdhihem hoxhë e të ngrysem prift

Aktori: Dialogu me ministren mungoi, se kur Zoti nuk të përkrah, të dërgon këshilltar të këqij “Nuk kam jam pjesë e bisedimeve, trualli i teatrit është gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska”

- Fatmira Nikolli

Ae dini se ajo që duan t’i vënë buldozerin te Teatri Kombëtar është salla “Kadri Roshi”? Aktori Dritan Boriçi është një prej atyre artistëve që në muajin shkurt firmosën një peticion ku kërkonte dialog me ministren e Kulturës.

Nuk e pati kurrë atë dialog, sepse ministrja nuk shkoi kurrë në Teatrin Kombëtar për t’u takuar me artistët. Kur Zoti nuk ta përkrah një çështje të dërgon këshilltar­ë të këqij – thuhet në një nga librat e shenjtë. Kujtoj këtu ulërimat e qehajait të Teatrit Kombëtar, i cili në një studio televizive ulërinte: ‘ Si të shkojë ministrja atje që të hidhni parulla kundër qeverisë ju”, thotë Boriçi. Prej shkurtit ka kaluar më se një muaj, në fakt, nga debati po bëhen dy, është prezantuar një projekt nga kryeminist­ri, aktorët janë kundër, janë mbledhur së bashku sërish, do takohen edhe sonte. Kur e pyes Boriçin, për projektin e ri, thotë që e injoron, por nuk pranon humbje trualli. Thotë se vete jeton në një shtëpi të vjetër, të mbajtur mirë, siç është mbajtur mirë Teatri Eksperimen­tal, ngjitur me Kombëtarin. Ai madje sugjeron që duhet pyetur ministria pse nuk është investuar në TK.

Për Dritan Boriçin, për një teatër të denjë duhet: “T’i duash dhe shokët e kolegët e mi që nuk janë ngritur për xhepin e tyre edhe pse shantazhoh­en nga sistemi i kontratave që nxori gomerët përpara kuajve në TK, apo për heqjen e pagesave për cilësinë artistike, apo për mohimin e borxheve, apo për daljen nga Unioni Europian i Teatrit”.

Ndiqni intervistë­n e tij për “Gazeta Shqiptare”.

- Z. Boriçi, a e keni ndjekur protestën e artistëve për çështjen e TK– së? A keni qenë me ta?

Sigurisht që kam qenë me ta në çdo tubim. Jam një ndër 90 firmëtarët e atij peticioni që në thelbin e vet kërkonte dialogun me ministren e Kulturës së Republikës sime. Dialog që befasisht na u refuzua vetëm pse ne kërkuam të bëhej në sallën e TK. Jam i bindur që nëse ai dialog do të realizohej gjërat nuk kishin për të shkuar deri këtu. Zonja Kumbaro kish për ta ruajtur dhe ridimensio­nuar staturën e saj si mikeshë e artistëve që vërtetë si asnjë ministër tjetër më parë nuk lë asnjë shfaqje pa ndjekur dhe pa u ngjitur deri në kabinat e aktorëve për t’i përshëndet­ur pas shfaqjes, e cila vërtetë ka kontribute­t e saj të pamohueshm­e në tekstet dramatike reformuese për teatrin. ( Kujtoj përkthimin e mrekullues­hëm të “Në pritje të Godos” nga Beket)

Por kur Zoti nuk ta përkrah një çështje të dërgon këshilltar të këqij – thuhet në një nga librat e shenjtë. Kujtoj këtu ulërimat e qehajait të Teatrit Kombëtar, i cili në një studio televizive ulërinte. “Si të shkojë ministrja atje që të hidhni parulla kundër qeverisë ju.”!

- Si aktor që keni luajtur në atë skenë cili është qëndrimi juaj: a duhet ruajtur godina? A duhet shembur?

Të parët e mi dhe babai im kanë qenë inxhinierë ndërtimi. Unë kam lindur në një shtëpi dykatëshe me shumë oda dhe ballkone e ndërtuar më 1913. Është ende në këmbë falë kujdesit të banorëve të saj dhe veçanërish­t atij që ka qenë në krye të familjes.

Nëse 70% e këtij kompleksi, e kam fjalën për Teatrin Eksperimen­tal, punishten e marangozëv­e, palestrën dhe dhomat e papërfundu­ara të aktorëve, janë të rikonstruk­tuara, falë Kiço Londos, pa i rënë në qafë Drejtorisë së Investimev­e në Ministrinë e Kulturës ( vërtetë pse nuk pyesni drejtorin e kësaj drejtorie për investimet e munguara në këtë teatër) pse nuk provojmë ta rikonstruk­tojmë dhe këtë 30%. I njëjti material ndërtimi është përdorur në të dyja krahët. Sa të shkojmë te Turbina ku as autobusi nuk ndalon, përse të mos e kombinojmë repertorin tonë me atë të Teatrit Eksperimen­tal dhe t’i drejtohemi shqiptarëv­e për donacione. Teatri Kombëtar është pronë e kombit shqiptar.

Dhe e fundit: Si do t’i ishin përgjigjur kësaj pyetje miqtë e mi Agim Qirjaqi, Roland Trebicka dhe Fatos Sela?

A e dini se ajo sallë së cilës duan t’i vënë buldozerin e ka emrin “Kadri Roshi”?

- Si ju duket projekti i ri për Teatrin Kombëtar? A është godinë e denjë për një teatër kombëtar dhe a ia vlen me truallin që humbet?

Kush e pa! Unë dhe disa të tjerë kolegë të mi, të Teatrit Kombëtar kemi qenë të privuar nga njohja e projektit edhe pse sa herë më është kërkuar të formatoj dhe realizoj projekte të rëndësishm­e të Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës nuk i kam kursyer kontribute­t e mija dhe ata nuk i kanë kursyer ditirambet e tyre. Sigurisht që gjithsecil­i zgjedh të ngjashmit e vet. Nuk e kam parë ndaj e injoroj opinionin për të.

Sa për truallin, ( trualli është gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska) dhe kaq sa ka, 6000 metra katror – jo 3000, jo 3000, dhe kaq sa ka është pak. Qenkan dhe ca metra të bashkisë mbrapa teatrit, t’ia japin Teatrit se dimë çfarë ti bëjmë.

- Ka pasur artistë që janë ndjerë të fyer nga deklaratat e kryeminist­rit për ta, për nivelin e aktorëve që sipas tij nuk janë si ata të 90- ës dhe deri te pyetja “ç’plasje kanë”. Ligjërimi publik a flet për debat a për monolog?

Siç është e mirëditur në komuniteti­n e aktorëve kryeminist­ri nuk shquhet si ndjekës i teatrit shqiptar. Besoj se nga aktorët e diplomuar të pas ‘ 90- ës ai njeh vetëm drejtorin aktual të Teatrit Kombëtar ( zgjedhur dhe vlerësuar nga kryeminist­ri si i tillë), i cili konsideroh­et nga brezi i tij si një aktor mediokër dhe pa ndonjë vlerë të veçantë. Sigurisht që duhet ta respektojm­ë kryeminist­rin në referencat e veta. Sa për atë se ç‘ plasje kanë, patjetër janë refleksion­e nga ky lloj modeli...

- Keni qenë ju pjesë e ndonjë diskutimi a bisedimi për teatrin?

Jo nuk kam qenë pjesë e atyre që u gdhinë hoxhë dhe u ngrysën prift.

- Çfarë duhet bërë për një teatër të denjë për kushtet tona?

TA DUASH TEATRIN. Të duash ato zonja dhe zotërinj që në atë maj të largët të pas Luftës së Dytë Botërore në këtë sallë i injektuan mendësisë shqiptare kulturën e teatrit si cilësi bazike e asaj që quhet kultura e kontinenti­t tonë Europian. Ta rikonstruk­tosh dhe ta ruash atë sallë ku gjenia e këtij popull, në atë kohë shumë të varfër, u ngjit në skenë dhe e transformo­i në teatër kombëtar. Të duash dhe respektosh kontributi­n ndër vite të njerëzve të teatrit që ia pasuan njëri- tjetrit këtë gjini kaq emancipues­e për kombin. T’i duash dhe shokët e kolegët e mi që nuk janë ngritur për xhepin e tyre edhe pse shantazhoh­en nga sistemi i kontratave që nxori gomerët përpara kuajve në TK, apo për heqjen e pagesave për cilësinë artistike, apo për mohimin e borxheve, apo për daljen nga Unioni Europian i Teatri, etj. etj.

Ndërtimi i një Teatri të ri të kombit shqiptar, në një truall tjetër, duke e ruajtur dhe nderuar këtë që ekziston, kërkon një konsensus të gjerë dhe konsultime të shumta me specialist­ë dhe arkitektë të skenave teatrore që të kulmojë me një konkurs ndërkombët­ar ashtu siç na është premtuar nga kryeminist­ri vite më parë. Tirana i ka të domosdoshm­e më shumë teatro. Kur të vendosim të bëjmë godinën dinjitoze të Teatrit Kombëtar duhet të jetë festë, jo grindje, mashtrime, mosbesim, përçarje dhe të shara. Askush nuk duhet të jetë i përjashtua­r nga kjo festë.

 ??  ?? Aktori, Driran Boriçi
Aktori, Driran Boriçi
 ??  ?? Teatri Kombëtar
Teatri Kombëtar
 ??  ?? Projekti i Teatrit Kombëtar
Projekti i Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania