Gazeta Shqiptare

Raporti sekret: Sherif Merdani thotë "na u qelb vetja në skenë me këtë lloj muzike"

Së shpejti libri më i ri "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist" i gazetarit dhe studiuesit të njohur, Dashnor Kaloçi Ekskluzive/ Zbulohet raporti sekret i vitit 1973, Xega informon Komitetin Qendror për "parullat armiqësore" e arrestimin e këngë

- DASHNOR KALOÇI

Menjëherë pas fjalimit të Enver Hoxhës më datat 15 e 16 mars të vitit 1973 në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, ku si objekt dhe temë kryesor ishte: "Lufta ndaj shfaqjeve të huaja e liberale në art e kulturë dhe ndikimi i tyre në të gjithë jetën e vendit…", fjalim i cili e kishte marrë shtysën nga Festivali i 11- të Kombëtar i Këngës në Radio- Televizion, që sapo kishte përfunduar në janar të atij viti, në të gjitha institucio­net kulturore e artistike të Tiranës dhe të të gjithë vendit u mbajtën mbledhje të shumta, ku u "punua" ajo fjalë sipas orientimev­e përkatëse që vinin nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH- së. Fjala e Enver Hoxhës u "punua" jo vetëm në institucio­net kulturore dhe artistike, por në të gjitha "kolektivat punonjëse" dhe organizata­t bazë e komitetet e partisë në të gjitha rrethet e vendit, ku u analizuan "me laps në dorë" puna që ishte bërë deri në atë kohë prej tyre dhe detyrat që u dilnin për të ardhmen. Kjo gjë veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor, që mban datën 22 qershor të vitit 1973, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit, Marko Xega, ( me origjinë vllehe, nga Korça), informon Komitetin Qendror të PPSH- së, mbi "Disa parulla armiqësore", që qarkulloni­n në rrethin ku ai drejtonte punën e partisë. Nisur edhe nga një sërë dokumentes­h të tjera arkivore që i përkasin kësaj periudhe kohe, situata që paraqet në informacio­nin e tij sekretari i parë i rrethit të Librazhdit është pak a shumë e njëjtë edhe me ato të rretheve të tjera të vendit, ku përveç "parullave armiqësore" ka pasur edhe hedhje traktesh e fletushkas­h po me "përmbajtje armiqësore" si në Korçë, Shkodër, Peshkopi, etj. Dhe të gjitha këto informacio­ne, deri të detajuara, mbushnin përditë skrivaninë e Enver Hoxhës. Gjë e cila me shumë gjasa e ka frikësuar atë për një "rrëshqitje të situatës" nga dora dhe e ka detyruar Enverin që të mbante fjalimin e famshëm të 15 e 16 marsit në Presidiumi­n e Kuvendit Popullor, i cili i parapriu atij në aparatin e Komitetit Qen- dror të PPSH- së dhe Plenumin e IV. Ajo që vihet re në raport- informacio­nin e sekretarit të parë të rrethit të Librazhdit, ndryshe nga ato të shumë rretheve të tjera, është se aty përmendet me emër e mbiemër, vetëm Sherif Merdani, i cili sapo ishte arrestuar për "krimin e agjitacion­it e propagandë­s" ndërsa për rastet e tjera, edhe jo të asaj natyre, flitet vetëm në parim dhe pa përmendur asnjë emër. Pra, aty goditja është përqendrua­r vetëm ndaj Sherif Merdanit, i cili në atë kohë ishte me punë në Shtëpinë e Kulturës së atij rrethi. Po të kthehemi në kohë dhe ta gjykojmë atë raport- informacio­n sipas logjikës së asaj periudhe kur ai është shkruar, themi se ai ka qenë tepër "korrekt", pasi në qytetin e vogël të Librazhdit, "shfaqjet e huaja dhe ndikimi i ideologjis­ë së huaj borgjeze dhe revizionis­te" nuk mund të kërkoheshi­n tek grupi i burrave që kërcente "vallen e Rrajcës", apo ai te "vallja e pipzave", pasi dihet se ato "ishin mbështetur fort në traditën dhe tabanin popullor", por ajo gjë, pra; "shfaqjet e huaja liberale", do të kërkoheshi­n tek Sherif Merdani, i cili sapo ishte kthyer nga Festivali i 11- të i Këngës në Radio- Televizion, ( festival që ishte anatemuar nga Enver Hoxha), kishte bërë një emër të madh në Tiranë dhe në rrethe, ku ishte mjaft i kërkuar nga rinia që e adhuronte, djalë simpatik që vishej bukur dhe ndiqte modën e huaj, aty në Librazhd këndonte me kitarë dhe kryesisht këngë të huaja, vinte nga një familje e pasur qytetare nga Korça dhe me probleme me regjimin ( nga familja Merdani ishin disa në burgjet politike), apo siç thuhej në atë kohë, me prejardhje nga "klasat e përmbysura". Dhe nisur nga të gjitha këto dhe jo vetëm, Komiteti i Partisë së Librazhdit, ishte "në rregull" me goditjen dhe arrestimin ndaj Merdanit, pasi ato "kritere" nuk i plotësonte askush tjetër në Librazhd më mirë se ai. Dhe arrestimi e dënimi i tij me burg politik, ( ashtu siç do të ndodhte në atë kohë edhe me Minush Jeron, Mihallaq Luarasin etj.) në një farë mënyre "përligjte" goditjen që i kishte bërë Enver Hoxha ndaj Festivalit të 11- të, vetëm pak ditë pas përfundimi­t të tij. Pra me pak fjalë, nuk mund të kritikohej dhe goditej Festivali i 11- të, pa u goditur personazhe­t kryesore që e realizuan atë. Por duhet thënë se Sherif Merdanit, nuk i erdhi "e keqja" vetëm nga Librazhdi, pasi ai ishte piketuar që në Tiranë për t'u goditur dhe dënuar. Veç të tjerash këtë na e bën të ditur ( për herë të parë publikisht në faqet e këtij libri), Prof. Dr. Sadik Bejko, shkrimtar, poet, publicist, ish- deputet, cili në atë periudhe kohe, ishte redaktor i teksteve të këngëve në Radio- Tirana dhe kishte një farë shoqërie me Sherif Merdanin. Lidhur me këtë, Sadiku kujton: "Pak ditë pas Festivalit të 11të, më thirri në zyrë drejtoresh­a e radios, Nefo Myftiu dhe në konfidenci­alitet të plotë më tha që ta takoja Sherfifin dhe t'i thosha veçmas, ' të ketë kujdes me ato këngë që këndon andej lart e poshtë nga shkon, se nuk mundem ta mbroj dot më". Sadiku kujton se e takoi Sherifin dhe ia tha "porosinë" e drejtoresh­ës dhe përgjigja e tij ishte: "Për Nefo Myftiun, unë hidhem nga kati i pestë". Sadiku ia ktheu: "Ti mos u hidh nga asnjë kat, por mbaje parasysh këtë porosi të saj" dhe aty ai u nda me Sherfin për të mos u takuar më deri në fillimin e viteve ' 90- të. Pasi siç dihet, Sherif Merdani përfundoi burgjeve të regjimit politik të Enver Hoxhës, sa në Spaç, Burrel, Qafë- Bari e Ballsh, ( u ridënua përsëri në burg) për t'u liruar vetëm në vitin 1990të, kur regjimi komunist ishte në agoninë e tij. Ashtu si edhe pjesa më e madhe e dokumentev­e të këtij

 ??  ?? Sherf Merdani
Sherf Merdani
 ??  ?? Konferenci­eri i Festivalit të 11- të, Bujar Kapexhiu
Konferenci­eri i Festivalit të 11- të, Bujar Kapexhiu
 ??  ?? Sherf Merdani duke kënduar në Festivalin e 11- të të Këngës në Radio- Televizion
Sherf Merdani duke kënduar në Festivalin e 11- të të Këngës në Radio- Televizion

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania