Gazeta Shqiptare

U përpoq të largohej nga vendi, arrestohet Puigdemont

Kapet ish- presidenti i Katalonjës pas vizitës zyrtare në Finlandë Organizoi trazirat në Spanjë, në pranga autori

-

Ish- presidenti i Katalon jës, Carles Puigdemont është arrestuar ditën e shtunë nga policia finlandeze, pas lëshimit të një urdhër arresti nga autoritet europiane. Puigdemont, i cili është i strehuar në Belgjikë si azilkërkue­s, ndodhej në Finlandë për një vizitë zyrtare. Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar nën akuzën e organizato­rit të trazirave në ndodhura në Katalonjë vitin e shkuar. Verën e kaluar, qytetarët e Katalonjës u ngritën në demonstrat­a masive, duke kërkuar pavarësinë e vendit nga Spanja. Parlamenti katalanas ka votuar për të shpallur pavarësinë nga Spanja. Më parë parlamenti votoi me 70 vota pro dhe 10 kundër. Kryeminist­ri spanjoll Mariano Rajoy më herët i tha Senatorëve se ishte nevoja për sundim të drejtpërdr­ejtë për të kthyer "ligjin, demokracin­ë dhe stabilitet­in" në Katalonjë. Kriza filloi kur katalanasi­t votuan me referendum për pavarësi nga Spanja, votim, i cili u shoqërua me mjaft trazira dhe u plagosën rreth 900 persona. Një urdhërarre­sti evropian u lëshua për ish- presidenti­n katalanas Carles Puigdemont. Por më vonë gjykata vendosi ta tërheqë atë. Gjykata shpjegoi se Puigdemont ka shprehur gatishmëri­në për t'u kthyer në Spanjë, krahas katër anëtarëve të tjerë të kabinetit të tij, të cilët u arratisën në Belgjikë pas referendum­it të pavarësisë. Pesë politikanë­t udhëtuan në Belgjikë, pasi deklaruan pavarësinë për Katalonjën pas një referendum­i në tetor. Deklarata u konsiderua e paligjshme nga parlamenti spanjoll. Ndërsa, Puigdemont iu tha se do të duhet të presë deri në mes të dhjetorit për një vendim nga Brukseli nëse do ta ekstradojë ose jo në Spanjë për t'u përbal- lur me gjyqin. Karlos Puigdemont, qeveria rajonale e të cilit është rrëzuar nga Madridi, ka ikur në Belgjikë dhe nuk ka pranuar të kthehet në Spanjë për të marrë pjesë në një seancën gjyqësore për akuzat për rebelim dhe kryengritj­e. Autoritete­t spanjolle thanë se Puigdemont dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së tij e thyen ligjin për shkak të thirrjes së tyre për një referendum të pavarësisë për Kataloninë dhe një deklarate pasuese të pavarësisë, shkruan "The Indipenden­t". Duke folur në Madrid, presidenti i gjykatës Carlos Lesmes tha: "Kur dikush nuk shfaqet pasi është thirrur nga një gjykatës për të dëshmuar, në Spanjë ose në ndonjë vend tjetër të BE- së, zakonisht lëshohet një urdhërarre­st". Ndërkohë Puigdemont tha se ai dhe kolegët e tij do të qëndronin në Bruksel "të mos shmangin drejtësinë, por të kërkojnë atë", duke kritikuar dënimet e planifikua­ra të gjykatës spanjolle.

 ??  ?? Ish- presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont
Ish- presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania