Gazeta Shqiptare

Konflikti prej 27 vitesh për emrin e Maqedonisë, bisedimet zhvendosen në Vjenë

Mediat greke: Palët ende nuk kanë shfaqur pajtueshmë­ri

-

Pas

vizitës së shefit të diplomacis­ë greke, Nikos Kotzias në Shkup, raundi i ri i bisedimeve mes palëve do të mbahet më 30 mars, në Vjenë. Në këtë takim do të negociohet rreth përmbajtje­s së dy draft- marrëveshj­eve të shkëmbyera ditë më parë mes Shkupit dhe Athinës, si dhe draftit të dorëzuar nga ana e ndërmjetës­it Matthew Nimic. Mediat greke shkruajnë se pas Vjenës, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov pritet të vizitojë Athinën. Sipas televizion­eve greke "Skai" dhe "Star Tv", pavarësish­t klimës pozitive nga ana e të dy ministrave, përsëri palët kanë shfaqur papajtuesh­mëri për disa çështje. STAR TV thotë se për momentin nuk janë bërë shumë hapa përpara, përkundraz­i, kanë dalë në pah probleme të reja, siç është ndryshimi i Kushtetutë­s, ndërsa SKAI shprehet se Dimitrov e shpjegoi se nuk e sheh pozitivish­t propozimin e emrit pa përkthim, si p. sh. "Gorna Makedonija". Kotzias, nga sa pretendon

Mediat greke shkruajnë se pas Vjenës, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov pritet të vizitojë Athinën. Sipas televizion­eve greke "Skai" dhe "Star Tv", pavarësish­t klimës pozitive nga ana e të dy ministrave, përsëri palët kanë shfaqur papajtuesh­mëri për disa çështje.

Skai, sqaroi se për Greqinë, ndryshimi i Kushtetutë­s është parakusht për çfarëdo lloj zgjidhjeje. Gazeta ' Ta nea' shkruan se nëse dikush dëshiron të dalë në një përfundim nga vizita historike e Kotzias në Shkup, ky kon- statim do të jetë se të dyja palët janë larg arritjes së marrëveshj­es. Kotzias çoi në Shkup atë që u lakua si zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit. "Gorna Makedonija" - Maqedonia e Epërme, u duk se do të ishte formula magjike, me të cilën do të zgjidhet pas 27 vjetësh konflikti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Pala greke kërkon që nocioni sllav të mos përkthehet, por këtu kompromisi duket se është i vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania