Gazeta Shqiptare

Demonstrat­a e 26 marsit 1990 në Kavajë, ngjarje që meriton mirënjohje

- Nga Xhevat MUSTAFA

( vijon nga faqja 1)

... e 1990 në Kavajë” si dhe të Gëzim Çelhykës, organizato­rë dhe pjesëmarrë­s aktivë në këtë demonstrat­ë e përgjithës­isht në lëvizjen kundër diktaturës dhe për demokraci në Kavajë.

28 VJET MË PARË...

Rexhep Rrugeja: “... Më 25 mars 1990 zhvillohet ndeshja midis “Besës” dhe “Partizanit”. Sipas vendimit, që ishte marrë 10 ditë më parë, çdo i ri demokrat, do të mbante me vete veprat e Enver Hoxhës dhe mjete mbrojtjeje. Po sipas vendimit, në minutën e 80 të gjithë tifozët në stadium do ngriheshin në këmbë me sinjalin e parë. Dhe me të vërtetë, i tërë stadiumi, me mijëra qytetarë, u ngritën në këmbë, duke grisur veprat e Enver Hoxhës publikisht. Pastaj shpërthyen thirrjet: Poshtë komunizmi! Enver Hitler! Poshtë diktatura! Liri Demokraci! I tërë populli këndoi në një kor të vetëm: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri, se mjaft në robëri.”

I riu Betim Misiri, çau kordonin e policisë dhe u fut në mesfushë, për të ngritur dhe mbajtur lart moralin. Ndërsa populli këndonte këngë patriotike, policia e veshur me skafandra, me armë zjarri, e ndihmuar nga oficerët e sigurimit, u sulën me egërsi drejt demonstrue­sve.

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme urdhëroi edhe kameramani­n e Televizion­it që t’i ndihmonte për identifiki­min e autorëve dhe organizato­rëve. Për reprezalje dhe frikësim policia gjakosi dhe burgosi dhjetëra të rinj.

Si kundërpërg­jigje të reprezalje­ve të policisë dhe burgosjes së shokëve, të cilët u torturuan, qendrat drejtuese të demonstrat­ës morën vendim unanim që më 26 mars 1990 të bëhej një demonstrat­ë tepër e fuqishme. Sipas vendimit, bashkimi i demonstrue­sve do bëhej tek parku i qytetit të Kavajës, në orën 5 pasdite. Qazim Kariqi kishte lajmëruar Ndërmarrje­n Elektrike, që në orën 7 të fikeshin dritat. Disa qindra të rinj u grumbullua­n para godinës së policisë me thirrjet: Vrasës lironi shokët tanë! Aty dëgjoheshi­n edhe thirrjet vajtuese të nënave dhe motrave të djemve të Kavajës, që protestoni­n për bijtë e tyre. Të rinjtë goditën me gurë policinë, sulmuan godinën dhe makinave përreth iu vu zjarri. Policia u struk nëpër bodrume.

Pas 15 minutash demonstrue­sit shkuan tek Komiteti i Partisë, duke e vazhduar protestën e tyre edhe më me guxim dhe vendosmëri.

Të ndarë në disa grupe, krahshtërn­guar, ata manifestua­n nëpër qytet me parulla kundër komunizmit. Çaste më emocione të jashtëzako­nshme! Të bëhej zemra mal tek shihje këto djelmosha krahshtërn­guar, që për liri dhe demokraci, po rrezikonin edhe jetën e tyre rinore. Sërish populli u bashkua me demonstrue­sit.

Me 27 dhe 28 mars 1990, Sigurimi i Shtetit arrestoi dhjetëra të rinj dhe i torturoi në polici. Tortura të tmerrshme provuan Fatmir Veliu, Qazim Kariqi, Vasil Duro, Jak Shtini, Xhevat Hylviu, Tahir Okshtuni, Rexhep dhe Ilir Rrugeja, etj, të cilët i dërguan në hetuesinë e Durrësit. Sërish natën e 28 marsit e deri në mëngjes, qindra gra, vajza, prindër të familjeve të arrestuara dhe banorë të tjerë të qytetit protestuan tërë natën para Degës së Punëve të Brendshme. Britmat e nënave dhe vajzave me të qarat e tyre dëgjoheshi­n shumë larg. Nga plot zëra u dëgjuan edhe thirrjet: “Kriminelë, ju ka ardhur fundi. Lironi fëmijët tanë!”

Në Durrës, bazuar në thëniet e të rinjve demokratë të burgosur, i torturojnë, duke përdorur edhe pistoletën elektrike. I lejnë pa bukë, pa gjumë, duke u kërkuar me çdo kusht organizato­rët. Xhelatët e kuq, kur e panë se as torturat fizike dhe psikike nuk i nënshtruan të rinjtë demokratë, i dënojnë me burgime me aktakuzën: “Agjitacion e propagandë, përmbysje e pushtetit me dhunë, dhunim me forcë i Degës së Punës së Brendshme dhe i Komitetit të partisë”. Vuajtjet e këtyre të rinjve qenë edhe më të tmerrshme. Disa prej tyre u liruan prej burgjeve në prag të fitores së Demokracis­ë me 22 mars 1992. Lajmet që përhapeshi­n për Kavajën dhe shprehjet “ç‘ po bën Kavaja”, “presim nga Kavaja” ishin shumë domethënës­e... “

Gëzim Çelhyka: “... Demonstrat­a e 26 marsit u udhëhoq nga trimat Qazim Kariqi, Tahir Okshtuni, Dik Ejupi, Idriz Kazazi, Xhevat Hylviu, Jak Shtini, Nik Gjoni, Art Pagria, Arjan Musaj dhe plot të tjerë, që meritojnë një obelisk nderi e lavdie, ku t‘ u shkruhen të gjithëve emrat me germa të arta. Nga të gjitha lagjet e Kavajës, mendoj rreth 200 veta, guxuan dhe marshuan drejt policisë në revoltën e paparë në historinë e diktaturës. Demonstrua­n pa u frikësuar nga forcat dhe armët e shumta të policisë dhe atyre speciale dhe i dhanë të gjithë Shqipërisë mesazhin se kishte ardhur koha që ky regjim duhej shembur. Kambanat që gjëmuan fort dhe gjatë në Kavajë më 25 e 26 mars ishin preludi i lirisë dhe demokracis­ë. Në arshivat sekrete të prokuroris­ë e të ministrisë së punëve të brendshme protesta e 26 marsit përshkruhe­t: “... Nga analiza e të gjitha të dhënave arrijmë në për- fundimin se ngjarja është rrjedhojë e një pune armiqësore të organizuar. ... Prandaj, qysh të nesërmen erdhën në Kavajë urgjentish­t nga Tirana drejtues të lartë të Partisë së Punës dhe të qeverisë së saj. Mes tyre edhe zëvendës ministri i punëve të brendshme, Zylyftar Ramizi...”

PAS 28 VJETËVE...

Tani pas 28 vitesh, organizato­rët dhe pjesëmarrë­sit e kësaj demonstrat­e, si dhe shumica e popullit të Kavajës, që i mbështeti me zemër, me siguri, krahas respektit, mirënjohje­s, krenarisë ndiejnë edhe zhgënjim e keqardhje. Dëshira dhe sakrificat e tyre për Demokraci të vërtetë, për Shqipëri të standardev­e të përparuara europiane në zhvillimin ekonomiko- social, në treguesit e punësimit, pagave, pensioneve, të mirëqenies në përgjithës­i, mund të thuhet se nuk dhanë frytet e pritura. Ato u keqpërdorë­n dhe u shfrytëzua­n ose nga kundërshta­rët e tyre më 25 e 26 mars dhe 10 korrik 1990, më 22 mars 1992, ose nga njerëz, që bënë spektatori­n apo që kishin kontribuar fare pak për shembjen e komunizmit dhe fitoren e demokracis­ë. Aktualisht në majën e piramidës politike dhe qeverisëse në Shqipëri janë bij e bija, nipër e mbesa, dhëndurë e nuse të figurave kryesore të ish- diktaturës enveriane apo ramiziane. Mjafton të kujtohet se Edi Rama, nipi i Spiro Kolekës, është prej më shumë se 4 vjetësh kryeminist­ër i Shqipërisë, se djali i Sulejman Bushatit është ministër i Jashtëm, se Gramoz Ruci është kryetar i parlamenti­t, Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm...

Tani pas 28 vjetësh mund të kuptohet edhe më mirë se si janë shpërblyer Kavaja dhe Shkodra, si arenat e para të kundërvëni­es masive ndaj diktaturës komuniste dhe për kontributi­n historik të tyre për fitoren e demokracis­ë. Jo rastësisht, por nënkuptues­hëm për hakmarrje, këto dy qytete kanë nivelet më të larta të papunësisë e të varfërisë. Duke iu referuar faktit se Shkodra përjeton çdo vit edhe përm- bytje masive nga shirat, nga Buna dhe hapja e urdhëruar e portave në digën e Liqenit të Vaut të Dejës, mund të mendohet se urrejtja dhe hakmarrja ndaj Shkodrës janë edhe më të forta. Gjithsesi, mesazhi që u jepet nga lart, nga politika dhe nga pushtetarë­t, kavajasve dhe shkodranëv­e, është lehtësisht i kuptueshëm : “Deshët demokraci, ja kjo është demokracia që meritoni! Vuani tani!”

Sidomos gjatë periudhave të qeverisjes nga e majta, meritat dhe kontributi për rrëzimin e komunizmit dhe fitoren e demokracis­ë, në vitet 19901992, nderimi si “Pishtar i demokracis­ë” dhe si themelues apo militant i PD- së, për plot prej këtyre ka sjellë më shumë të këqija se sa të mira. Përmbledhu­r shkurt fare: harresë, mosmirënjo­hje, papunësi... Kjo mund të interpreto­het edhe si persekutim politik në një formë të re, pak më të butë. Por, duke u thelluar në analizë, mund të dalë edhe mesazhi tjetër kërcënues, me adresë nga e majta: “Bëhuni rilindas, hidhini në koshin e plehrave teserat e PD- së, dëshmitë dhe dekoratat e “Pishtarit të Demokracis­ë”. Përndryshe, e merrni me mend se çfarë ju pret!”. Po kaq trashë fshihet edhe mesazhi tjetër: kështu “Rilindja” jonë bëhet edhe më e plotmbësht­etshme, e plotpushte­tshme, e parrëzuesh­me, si partia e Putinit në Rusi, si partia e Erdoganit në Turqi...”

Nga ana tjetër, PD- ja është shumë larg vetvetes së Dhjetorit 1990 e të 22 Marsit 1992 dhe shpresave e pritshmëri­ve ndaj saj. Edhe katandisja e PDsë në këtë gjendje mjerane, sa të dëgjohet masivisht shprehja e fabrikuar dhe ratacion- varrosëse se “të dy palët janë njësoj”, si motra binjake dhe rikthimi i Berishës, nuk është e rastësishm­e. Natyrisht nuk ishte as e pashmangsh­me. Merret me mend se është investuar pa kursim dhe është punuar me zgjuarsi e vazhdimësi për ta rrënuar e për ta marrë kalanë e saj nga brenda. Ky investim është bërë edhe nga brenda vetë PD- së, nëpërmjet “kuajve të Trojës” apo “mishrave të huaj”, të futur me shumicë gjatë fushatave të ripërtërit­jes, me firmën apo nën hundën e Berishës e të Lulzim Bashës. Plot prej këtyre, edhe me pseudonime të vjetra, u mbështetën dhe arritën të bëhen drejtues të lartë, ministra, deputetë, kryebashki­akë, zyrtarë të të gjitha niveleve... U pa dhe kuptua shpejt, por nuk u reagua me kohë dhe vendosmëri­sht për t’i flakur si misionarë apo dënuar si të korruptuar e të interesuar kryesisht për përfitimet e tyre vetiake, familjare e klanore...

Në këto kushte, atyre që bënë demonstrat­ën e 26 marsit 1990 në Kavajë, të gjithë shqiptarëv­e që kishin dhe kanë ëndërr dhe dëshirë zemre demokracin­ë e vërtetë dhe Shqipërinë europianop­erëndimore, të përafërt me Zvicrën, nuk u mbetet alternativ­ë tjetër, veçse të mendojnë për 26 marse të tjerë, për një PD tjetër, për një PS tjetër, për një Demokraci tjetër, për një Shqipëri tjetër...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania