Gazeta Shqiptare

Emri sllav i Maqedonisë- tapi për pronësinë maqedonase

- Nga SHABAN MURATI

( vijon nga faqja 1)

... për gjetjen e një emri, që fshin pjesën shqiptare të shtetit të Maqedonisë. Burime diplomatik­e bëjnë të ditur se gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Shkup në 22- 23 mars, Athina dhe Shkupi më së fundi kanë rënë dakord për emrin sllav “Gorna Makedonija” dhe ky pritet të jetë propozimi i kompromisi­t, që dy kryeqytete­t do t’i paraqesin ndërmjetës­uesit të OKB, Metju Nimic, kur shefat e diplomacis­ë së dy shteteve do ta takojnë në Vjenë në 30 mars. Radio gjermane “Dojçe Welle” njoftonte në 22 mars se “Gorna Makedonija” është formula magjike e Athinës, që kërkon të zgjidh debatin 27 vjeçar midis Athinës dhe Shkupit”.

Emri sllav i Maqedonisë si “Gorna Makedonija” përfaqëson një pazar të diplomacis­ë greke dhe maqedonase në dëm të interesave të popullit shqiptar në Maqedoni. Duke i vënë emrin me fjalë maqedonase, në gjuhën maqedonase, të shkruar si një fjalë e vetme dhe të papërkthye­r në gjuhët ndërkombët­are, siç ka kërkuar Athina, qeveria greke siguron qarqet e veta nacionalis­te se shteti i Shkupit është vetëm sllav si brenda, ashtu dhe në arenën ndërkombët­are, dhe nuk paraqet rivendikim për Maqedoninë greke. Në të njëjtën kohë Athina i jep si shpërblim Shkupit tapinë mbi shtetin e Maqedonisë, i cili me këtë tapi të emrit sllav ligjëron pronësinë maqedonase të shtetit të Maqedonisë. Nga ana e vet Shkupi, duke pranuar formulën e diplomacis­ë greke për emrin sllav, realizon strategjin­ë e tij të vjetër që nga krijimi i shtetit në 1991, për fshirjen dhe mënjanimin zyrtar e ndërkombët­ar të së drejtës së popullit shqiptar në Maqedoni për të qenë bashkëpron­ar dhe bashkëdrej­tues i shtetit. Kryeminist­ri maqedonas Zoran Zaev luajti bllofin duke bërë një gjysmë hapi me ligjin për avancimin e gjuhës shqipe, por pa i dhënë asaj statusin e gjuhës zyrtare në krejt territorin e shtetit njësoj si gjuha maqedonase, dhe tani vulos statusin e popullit shqiptar si popull i kategorisë së dytë. Emri sllav i Maqedonisë do të thotë se shqiptarët e Maqedonisë shpallen zyrtarisht se janë qiraxhinj në shtetin e Maqedonisë.

Athina, edhe Shkupi, po e trumbetojn­ë ndërkombët­arisht se zgjidhja e emrit është afër dhe siç tha Kotzias në 23 mars në Shkup “sot kemi rënë dakord në një shkallë të madhe”. Kjo zgjidhje me emër sllav po gjen mbështetje edhe nga disa qarqe diplomatik­e ndërkombët­are, të cilat janë në padurim të zgjidhet ky konflikt midis një shteti anëtar të BE dhe një shteti kandidat i BE, pavarësish­t se kush e paguan koston brenda shtetit të Maqedonisë.

Në një situatë të tillë, ku e drejta e popullit shqiptar po bëhet kurbani i radhës i diplomacis­ë greke dhe maqedonase, nuk është normale që partitë politike shqiptare në Maqedoni, si ato në qeveri, ashtu dhe ato jashtë saj, të rrinë e të vështrojnë yjet dhe të mos ngrihen kundër të ashtuquajt­urës formulë magjike greke të emrit sllav. Në një korrespond­encë me një nga intelektua­lët shqiptarë më në zë në Maqedoni lidhur me pesë opsionet e hedhura në tryezën diplomatik­e greko- maqedonase për emrin pas ardhjes së Zaevit në pushtet, në 14 shkurt i shkruaja se “Gorna Makedonija” është zgjidhja më negative.

Është përgjegjës­i edhe e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, nëse pranohet emri sllav për shtetin nga qeveria, ku bëjnë pjesë. Emri “Gorna Makedonija” është edhe më i keq se FYROM, sepse legalizon ndërtimin dhe funksionim­in e paligjshëm të shtetit të Maqedonisë si shtet vetëm i popullit maqedonas. Nuk men- doj se është e logjikshme dhe e pranueshme që faktori politik shqiptar të qëndrojë në qeveri, nëse qeveria pranon emrin sllav të shtetit. Qysh në vitin 2013 në një analizë timen për qëndrimin e shqiptarëv­e lidhur me emrin, kam shkruar se “emri është çështje e shtetit dhe shqiptarët, duke qenë pjesë e rëndësishm­e ekzistenci­ale e atij shteti, kanë të drejtën dhe detyrën të jenë pjesë e vendimeve për zgjidhjen e tij”.( Libri “Shqiptarët e Maqedonisë- prioriteti i çështjes shqiptare”, viti 2016, fq. 216).

Është mendim i pranuar nga të gjithë se në parim zgjidhja e konfliktit të vjetër për emrin është një hap pozitiv, sepse i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Por këtu ka një hile nga diplomacia greke dhe maqedonase. Duke ditur sensibilit­etin e diplomacis­ë euroatlant­ike për zgjidhjen e kofliktit të bezdisshëm për emrin, Athina dhe Shkupi e drejtuan rrugën e zgjidhjes jo tek emrat gjithëpërf­shirës, por tek emri sllav, i cili neutralizo­n interesat e popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe interesat e kombit dhe të faktorit shqiptar në Ballkan.

Është një manovrim i dëmshëm diplomatik greko- maqedonas, që prek më gjerë edhe interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Çështja e emrit sllav është rast që Shqipëria të prononcohe­t me forcë për qëndrimin në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar në Maqedoni. Shqipëria duhet të shprehet me forcë kundër çdo emri sllav të Maqedonisë. Është e pakuptuesh­me përse diplomacia shqiptare gjatë gjithë këtyre dekadave nuk është prononcuar kurrë se për çfarë emri është dakord ajo. Ka qenë një naivitet qëndrimi i disa ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, të cilët i përmbahesh­in pikëpamjes se emri është çështje e maqedonasv­e dhe e grekëve. Por emri i Maqedonisë është çështje edhe e popullit shqiptar në Maqedoni, i cili nuk mund të përjashtoh­et nga pronë- sia e shtetit dhe nuk mund të pranojë që tapia t’i jepet vetëm popullit maqedonas. Nuk qëndron as pikëpamja se prononcimi për çështjen e emrit mund të quhet ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Emri i shtetit, në një kohë që ai shtet ekziston nga demografia, nga ekuilibri dhe nga pesha si shtet i përbashkët i popullit maqedonas dhe shqiptar, nuk është dhe nuk mund të jetë çështje vetëm e maqedonasv­e.

Diplomacia shqiptare duhet të marrë shembull nga Bullgaria, e cila vazhdimish­t ka bërë të ditur qëndrimin e saj zyrtar lidhur me emrin e Maqedonisë. Në 16 shkurt 2018 presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi: “Pozicioni ynë është i qartë: zgjidhja e debatit për emrin nuk duhet të përmbajë ndonjë element gjeografik, i cili në vetvete aludon tek pjesë të territorit që i përket Bullgarisë”. Paraardhës­i i tij, presidenti Georgi Purvanov, që në vitin 2011 e ka paralajmër­uar Shkupin se për Bullgarinë emra gjeografik­ë si “Gorna Makedonija” apo “Severna Makedonija” janë të papranuesh­ëm. Nuk kemi informacio­n se si do të veprojë Bullgaria tani që emri “Gorna Makedonija” është një emër gjeografik, por nuk duhet harruar se Sofja e ka bërë të qartë se do të përdorë të drejtën e saj të vetos në BE dhe në NATO, nëse emri i ri shkon ndesh me interesat bullgare.

Mendimi im është që diplomacia e Shqipërisë, ndonëse është vonë, duhet të shprehë zyrtarisht qëndrimin e saj kundërshtu­es ndaj një emërtimi sllav të shtetit të Maqedonisë. Duhet ta shprehë sa më parë, për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar në Maqedoni dhe interesat e kombit shqiptar në Ballkan.

Euforia, që po fryjnë diplomacia greke dhe maqedonase për zgjidhjen e emrit, nuk duhet të pengojë as Shqipërinë, as Kosovën dhe as faktorin politik shqiptar në rajon, që t’i kundërvihe­n ofensivave të sllavizimi­t të dhunshëm të rajonit dhe të mos lejojnë nëpërkëmbj­en e interesave shqiptare në rajon. Kjo i duhet bërë prezente edhe faktorit ndërkombët­ar, i cili duhet të kuptojë se emri sllav i Maqedonisë, që i jep tapinë maqedonasv­e për shtetin, mund të mbyllë përkohësis­ht një plagë integrimi, por mund të krijojë plagë të tjera të nëndheshme në marrëdhëni­et ndëretnike shqiptarom­aqedonase, të cilat mund të shpërthejë në një të ardhme. Asnjë pretekst nuk mund të përligjë sanksionim­in zyrtar të pabarazisë midis popujve brenda një shteti.

Shqipëria duhet të shprehet me forcë kundër çdo emri sllav të Maqedonisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania