Gazeta Shqiptare

Kristian Panuçi: Dua të fitoj, siç bëmë me Turqinë

Sot në Elbasan luhet Shqipëri- Norvegji, pritet aktivizimi i disa prej elementëve të rinj Berisha i dëmtuar, në portë do luajë Strakosha

- Jeton Selimi

Kristian Panuçi kërkon të fitojë ndaj Norvegjisë, ndërsa këtë kërkon ta bëjë me idetë që ka ai në kokë për fizionomin­ë e skuadrës kuqezi. Me grupin që është paraqitur mirë në këto ditë stërvitjej­e, trajnerit italian të Shqipërisë i duhet vetëm të zgjedhë titullarët si dhe të hartojë zëvendësim­et për t'u dhënë minuta edhe prurjeve të reja në kombëtare. "Skuadra ka punuar mirë, ka punuar seriozisht. Jemi gati për Norvegjinë dhe duam ta mundim siç bëmë me Turqinë. Është e sigurt që për të ardhmen, kam një ide timen, edhe për ndeshjet e qershorit. Për sa i përket formacioni­t, kam dyshimet e mia. Kemi lojtarë si Roshi, që sapo ka nisur sezonin. Ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur ende. Në sulm kam Balajn, Sadikun, Cikalleshi­n. Edhe për balotazhin Aliji- Lenjani do të vendos para ndeshjes", u shpreh Panuçi në konferencë­n e zakonshme për shtyp. Kërshëria është e madhe sidomos për lojtarët që ende nuk kanë zbritur ende në fushë me fanellën e Kombëtares dhe Panuçi jep përshtypje­t e para për ta. "Ramadani ka stofin e një lojtari lider, ka personalit­et. Lojtarët e tjerë, unë kam 6 ndërrime në pozicion. Do të vlerësoj për zgjedhjet që do bëj. A do ketë minuta për Abazajn? Natyr- isht që është një lojtar që 1 kundër 1 bën shumë mirë, por për të luajtur në ekipin kombëtar, duhet një stad më i lartë stërvitje. Do shohim. Baren e kam ndjekur gjithmonë. Do të jetë pjesë e 26 lojtarëve që do të kem në konsiderat­ë për eliminator­et e Europianit", tha trajneri italian në konferencë. Panuçi tregon se ndaj Norvegjisë do të luhet me skemën 4- 3- 3, ndërsa siguria e vetme sa i takon formacioni­t është porta, ku ai deklaron se nga minuta e parë do të luajë Strakosha, pasi Berisha është i dëmtuar. "Për momentin po provojmë 4- 3- 3. Në fillim duhet të kem lojtarët. Tani po provojmë këtë modul, për të ardhmen ka edhe opsione të tjera. Natyrisht, nëse nuk sulmon, nuk fiton. Nëse do kishim këtë grup me Italinë, jam i sigurt që nuk do humbnim. Kam bindjen, që kur kam marrë drejtimin, skuadra është ende më e fortë. Nuk do të qëndroj mbrapa, sepse kam edhe lojtarët për të sulmuar. Porta? Ndaj Norvegjisë do të luajë Strakosha. Berisha kishte një problem fizik dhe këtë e kisha vendosur. Kam folur me të dy portierët, një miqësore e luan Berisha, tjetrën Strakosha. Në këtë pozicion, sforcohem shumë për të gabuar", theksoi ndër të tjera Kristian Panuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania