Gazeta Shqiptare

Bushi: Sinani dhe Zhegrova nuk na hapnin as telefonin

Trajneri i Kombëtares U- 21

-

Pas

humbjes dramatike në "Selman Stërmasi" pak ditë më parë, ku skuadra e tij ishte dy herë në avantazh, trajneri i Kombëtares U- 21, Alban Bushi, shpreson shumë për një reagim në Sllovaki. Do të jetë shumë e vështirë, pasi mungon edhe kapiteni Bare, i cili ka kaluar te Kombëtarja A, por Bushi e sheh me optimizëm ndeshjen me sllovakët. Ai ka folur edhe për Zhegrovën dhe Sinanin. "Lojtarët e njohin tashmë lojën e grupit dhe dhanë më të mirën. Lojën e kemi humbur për gabime individual­e dhe jo kolektive. 2- 3 lojtarë tanët janë më të mirë se ata individual­isht. Kishim frikë për mbrojtjen, sepse e kemi pa minuta në këm- bë dhe mbrojtja na dëmtoi. Lojtarët janë të motivuar dhe nuk duan motivim shtesë. Kemi pasur problem vetëm në repartin e mbrojtjes, sepse s'kanë luajtur mund të them. Dhe kështu i pësuam golat e dytë dhe të tretë, por jam i kënaqur me lojtarët. Vitin tjetër do të rriten dhe do të shohim një Shqipëri më të mirë. Ne luajmë ndeshjet kualifikue­se dhe Kombëtarja luan miqësore. Kur trajneri na merr 3 lojtarë që na bënin punë, kjo do të thotë se ekipi U- 21 ka cilësi. Mund të merret edhe Manaj me sy mbyllur, pasi po bën më të mirën e mundshme me ekipin. Kemi shumë lojtarë të gatshëm për ekipin A. Mbrojtja është problemati­ke. Këta mbrojtës janë më të mirët që kemi dhe vetëm këto janë mundësitë e vetme që kishim. Shumë shpejt do të jetë edhe Kumbulla tek U- 21. Ne shohim ku kemi probleme dhe duhet të shohim për mbrojtës. Jemi ende në lojë matematiki­sht, por është e vështirë, pasi kemi 9 mungesa dhe 3 lojtarë te Kombëtarja A. Ismet Sinani dhe Zhegrova? Ne kemi bërë çdo gjë për të marrë lojtarë, por nuk mund t'i marrim me zor. Ata kanë thënë se do të vijnë dhe në fund nuk të hapin telefonin", - ka thënë mes të tjerash trajneri Bushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania