Gazeta Shqiptare

Roshi: Krenar të jem kapiteni i Shqipërisë

Mesfushori vlerëson prurjet e reja në skuadër

-

Lojtari

që do të mbajë nesër shiritin e kapitenit të Kombëtares në miqësoren me Norvegjinë, Odise Roshi, u shpreh krenar për këtë detyrë, por gjithsesi ai qëndron me këmbë në tokë, teksa nuk kërkon të shpërqendr­ohet dhe mban lart fokusin në takimin e nesërm. "Nuk jam i surprizuar, për mua është krenari të jem kapiteni. Këtu është vënë një rregull, kush ka më shumë ndeshje, do të jetë kapiteni i ekipit kombëtar. Për mua më shumë ka rëndësi ndeshja, por meqë jam kapiten, do jem modest, të eci akoma më para", deklaroi mesfushori i Akhmat Groznit në Rusi. Roshi është një nga ata lojtarë që pëson një transformi­m rrënjësor sa herë vesh fanellën kuqezi, teksa vetë lojtari rrëfen se ndonëse jep gjithçka për klubin, është tjetër gjë të luash për ngjyrat e kombit. "Është e vërtetë, impenjimi këtu është ndryshe. Luan me gjakun dhe për kombin tënd. Unë e vlerësoj në mënyrë maksimale. Jo se e nënvlerëso­j klubin ku luaj, por këtu ka diçka ekstra", theksoi mesfushori fierak. Së fundmi në Kombëtare është shtuar shumë konkurrenc­a. Kapiteni u uron atyre mirëseardh­jen dhe vlerëson aftësitë e rivalëve për një vend titullari, duke theksuar se kjo është diçka pozitive për skuadrën. "Ne kemi shumë lojtarë me përvojë, por edhe elementë të rinj. Ka shumë konkurrenc­ë, por për të mirën e grupit. Konkurrenc­a ecën përpara. Kemi bërë shumë seanca me intensitet të lartë dhe jemi fokusuar tek detyrat e trajnerit. I kam parë edhe në stërvitje Abzajn e Gavazajn, janë dy talente të mirë. Kanë kualitet të dy. Konkurrenc­a na bën shumë mirë, mua më bëjnë të stërvitem akoma më fort", përfundoi Odise Roshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania