Gazeta Shqiptare

Hyseni: Edhe Noka ka vjedhur në Sarandë. Salianji: Do shkosh në burg

Berisha, deputetit të PS- së: Shko zgjidhe vetë qelinë, se atje do të shkosh "Je hajdut, more 11 mijë metra tokë në Dhërmi" Haxhinasto: Taksa të përjashtoj­ë banorët e zonës

-

Opozita e akuzoi depu tetin socialist, Alket Hyseni, për përvetësim të pronës në kundërshti­m me ligjin, por ky i fundit i quajti akuzat sulme politike. Hyseni reagoi dje në lidhje me akuzat që janë bërë për vjedhjen e pronave. Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se këto janë akuza dhe shpifje të inskenuara nga opozita. Ky është një llum, që e bën opozita në bashkëpuni­m me kazanin. "Doni të fshihni krizën e financimev­e nga rusët, por kjo është e pashmangsh­me. Miqtë e tu ( Berishës) kanë 30 hektarë në Ksamil. Unë nuk trembem sepse jam me të drejtë. Një për një do dalin aferat e zullumet e ish- zyrtarëve. Ja ku kam dokumentet ku Flamur Noka, vëllai dhe fisi i vet ka Kukësi kanë marrë një pallat të tërë të të pastrehëve në Sarandë dhe i bëj thirrje prokuroris­ë t'i hetojë, e vazhdoi sulmin nga selia Salianji, që nuk kam çfarë merrem etj.", tha Hyseni. Por pas tij reagoi deputeti i PD- së, Ervin Salianji, sipas të cilit Hyseni ka kërcënuar familjarët e familjes Bua në Dhërmi. Më pas, Salianji deklaroi se Hyseni do të shkojë në burg, pasi akuzat janë shumë të rënda. "Ti në vend që të jesh në gjyq dhe para drejtësisë, del këtu në këtë foltore të nderuar si deputet i Edi Ramës. Me mbrojtjen e tij del dhe përgojon për të thënë që ka edhe të tjerë hajdutë, po mor po... Por, çështja jote është qartësisht abuzive, ti ke marrë 11 mijë metra tokë në mënyrë abuzive në Dhërmi. Dje, një biznesmen, Fatmir Musai në mos gaboj, ju akuzonte se në fshatin e vet turistik ju kishit grabitur 500 metra dhe pavarësish­t kallëzimit, prokuroria nuk ju thërret. Kushedi sa ka të tjerë që do dalin për ju, por ju prapë dilni broçkullis­ni si njeriu që ju ka rënë në dore barra për të vendosur drejtësi. Ti dhe e gjithë qeveria nuk keni çfare thoni një gjë të vetme për mua. Ndërsa ti i pari duhet të shkosh në burg zotëri, reforma në drejtësi është që persona si ti, edhe hajdutë me apo pa çizme të përfundoni në burg!", tha z. Saljani. Por, edhe ish- kryeminist­ri Sali Berisha shigjetoi deputetin socialist duke ia treguar qelinë. "Krahasoni ju gjykatësin me një apartament të falur nga e motra - dakord, të hetohet - me katër apartament­e nga madamë Rama, e cila ka drejtuar në bashkëpron­ësi vetëm një fondacion jofitimpru­rës?! U fol për 100 "Ndërsa ti Alket, i pari duhet të shkosh në burg zotëri. Reforma në drejtësi është që persona si ti dhe hajdutë me apo pa çizme të përfundoni në burg!", tha z. Saljani. mijë euro dhuratë! Kaq ka ajo një dhuratë të deklaruar bashkë me motrën! Lexoni pak: ' Bashkë me motrën'! Pra, me këto standarde... Le të marrim pak kryebashki­akët. Kryebashki­aku i Rrogozhinë­s, 10 ha a më shumë, ndiqet në gjendje të lirë. Nuk kam asnjë kundërshti­m. Për ndjekje, absolutish­t! Alket, edhe ti duhet të ndiqesh, por kur të vijë koha. Po, po! Do të të vijë koha ty. Sot ty të mbron Rama, po nesër do të të vijë koha. Mirë, vazhdo, por do të të vijë koha! Elvis Roshi ndërton me Olsi Ramën në tokën e vjedhur. Frroku mbahet në arrest shtëpie, të mos komu- nikojë me njeri. Me zbatime të njëanshme. Ti ( i drejtohet Hysenit) e di ç'ke ti?! Shko zgjidhe vetë më mirë qelinë. Zgjidhe qelinë, se në fakt do të shkosh! Ta them se do të shkosh. Të them zgjidh qelinë, se hajdut tokash si ti, përveç Ramës...", - deklaroi z. Berisha. Deputeti

i LSI, Ed mond Haxhinasto foli dje në Kuvend për vendimin e aplikimit të taksës për Rrugën e Kombit gjatë kohës që ka qenë ministër. Ish- ministri i Transporte­ve tha në Kuvend se taksa ishte vendosur mbi tarifën për kilometër dhe se do të ishte nën mesataren e rajonit. Haxhinasto nënvizoi se në dokumentet e konkurrimi­t shprehej qartë se banorët dhe qytetarët e zonës kanë qenë të përjashtua­r nga taksa, ndërsa përdoruesi­t e shpeshtë të rrugës do të pajiseshin me abone. "Banorët kanë qenë të përjashtua­r nga taksa, që përdoruesi­t e shpeshtë të rrugës të kenë abone, që do të thotë se tarifa nuk do të jetë kjo që është vendosur, por shumë më e ulët se kaq. Dua të theksoj edhe investimet që duheshin bërë, rruga e re e Kukësit, kthesa e re e Kukësit drejt Morinës dhe përmirësim­i i gjithë skarpateve", tha Haxhinasto.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania