Gazeta Shqiptare

Kryemadhi, akuza Ramës: Nuk ke vënë kufje sot, por të paktën vër syzet

"Kryeminist­rin e rrëzon nga pushteti rinia"

-

"Ja ku i kam dakumentet ku Flamur Noka, vëllai dhe fisi i vet nga Kukësi kanë marrë një pallat të tërë të të pastrehëve në Sarandë dhe i bëj thirrje prokuroris­ë t'i hetojë", tha Hyseni. Kryetarja

e LSI, Moni ka Kryemadhi, e quajti dje Edi Ramën më gjakatar se çdo pushtues tjetër që ka pasur në Shqipëri. Sipas saj, Rama ka një projekt të shesë Shqipërinë. Ajo ironizoi kryeminist­rin për mbajtjen e kufjeve në Kuvend dhe i sugjeroi që të vendosë syze për të parë dhe mjerimin që ka në Shqipëri. "Edhe pushtuesit më gjakatarë nuk kanë pasur këtë trajtim nga qeveria. Kjo qeveri ka një projekt, ' Shqipëria në shitje', pasi e ktheu në një vend me prodhimin me më të lartë. Kjo qeveri së shpejti do të jap dhe pacientët me koncesion, pasi me spitalet mbaroi, kjo qeveri i ka dhënë të gjitha me koncesion. Ujin po e paguajnë si naftë dhe naftën sikur të jenë danezë, qeveri po mbush vendim me kulla që po mbin si kërpudha. Kemi kryeminist­rin i cili e quan sukses depërtimin e 10% të popullsisë. Kemi më shumë shitës sesa klientë. Edhe pse nuk ka vënë kufje, nuk ka veshë për të dëgjuar, por ai duhet të vendosë syze që të mos shikojë vetëm ato që shikon në ' Facebook', por të shikojë edhe mjerimin", tha zj. Kryemadhi. Ajo shtoi më tej se: "Të gjithë e dinë se Rama nuk ka kursyer askënd nga njerëzit e tij më të afërt, bashkëpunë­torë, e dinë që nuk ka kursyer as familjarët e tij kur ka qenë fjala për të ruajtur karrigen. Ku e ke ish- ministrin që kanabizoi vendin, paratë e të cilit të sollën në pushtet. Në këtë sallë në krah ka njerëz milionerë, por që nuk justifikoj­në dot as makinat me të cilat lëvizin. Ke njerëz që bëjnë jetë luksoze dhe i sheh në shoqërinë e banditëve dhe kriminelëv­e, por hesht, se i shërbejnë", tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania