Gazeta Shqiptare

Rama: S'ju ndalojmë dot të thyeni qafën. Basha: Llapaqen batutash

Replikat në Kuvend, kreu i PD: Një ministër i çoi banditë biznesmeni­t në emër të Rusisë "Financimi rus? Të nisim komisionin hetimor"

- Valentina Madani

Tarifa për Rrugën e Ko mbit përplasi dje mazhorancë­n dhe opozitën në Kuvend. Palët akuzuan njëra- tjetrën ndërkohë që Kryeminist­ri Rama u kujtoi demokratëv­e se mirëmbajtj­a e kësaj rruge përmes taksimit ishte një nismë e qeverisë Berisha. Për Lulzim Bashën vendosja e kësaj takse është grabitje e dyfishtë që i bëhet shqiptarëv­e. "Në 5 vite e ka rritur dy herë taksën e qarkullimi­t. Nga ne e gjete 7 lekë për litër, e bëre 240 lekë për litër. Ti u merr shqiptarëv­e për 500 mijë tonë 120 milionë dollarë në vit. Pse s'të mjaftojnë ty që të paguash mirëmbajtë­sin e rrugës. Çfarë bën ti? Ti këto para i bën rrush e kumbulla. Ti sot i takson shqiptarët dyfish",- theksoi z. Basha. Kryeminist­ri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për pagesën në ' Rrugën e Kombit', duke e cilësuar gjithë sa po ndodh, flamur të një patriotizm­i të rreckosur, pasi si ka thënë ai, jemi i vetmi vend në Evropë që i ka rrugët pa pagesë. "E dimë historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë në sallë, dimë dhe shumë bëma, kjo rrugë është e papërfundu­ar, pa studimet e nevojshme gjeologjik­e. Formulë rrumpalle, që ju bëtë sa herë ju është dhënë mundësia të merrni në dorë çelësat e shtetit. Përgjigja që ka qenë mësim për ne është, nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si teori nga detyrimet pasi ata janë përdoruesi­t. Me atë avaz po shkoni kokëposhtë, ne nuk ju ndalojmë dot që të thyeni qafën për aty ku jeni

nisur, por ajo që duhet ta dinë njerëzit janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për të përdorur për të lehtësuar barrën, duke e hequr nga ata që përdorin transporti­n publik, me autobus apo furgon"- u shpreh z. Rama. Në replikë z. Basha i tha se ishte një llapaqen batutash. "Po na thuaj pak o Lla-

paqen i batutave me këtë sistem që ke shpikur tani pse paguajnë edhe taksapague­sit edhe përdoruesi­t?! se vazhdon t'u marrësh shqiptarëv­e 240 lekë litër karburanti dhe pastaj iu vendos edhe tarifë për rrugët ku udhëtojnë. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra. Sapo e the vetë para shqiptarëv­e dhe nuk të shpëton ngërd- Kreu i PD- së tha se një ministër i Ramës i ka dërguar banditë dhe ka kërcënuar një biznesmen shqiptaro- amerikan. "Nëse prokuroria nuk do të ishte e kapur nga ty, duhet të kishte hapur hetim për një ministrin tënd që krekoset aty, që i ka nisur banditë në emër të ‘ Juremexit’ dhe të Rusisë, një investitor­i shqiptaro- amerikan" - theksoi z. Basha.

heshja, ngërdheshj­a tregon para shqiptarëv­e sa i pacipë je, se duhet të ulje kokën ose t'i kërcisje ndonjë shpullë atij që të gënjeu, mësuesit të anglishtes. Ti flet për estetikë të Partisë Demokratik­e që e ke kthyer partinë tënde në një bodrum të llumit të krimit të organizuar",- theksoi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania