Gazeta Shqiptare

Idrizi: Kotzias i kërkoi Bushatit të mos përmendej Çamëria se do çohej nga tavolina

Kreu i PDIU reagon ashpër pas vizitës së ministrit grek

-

Kryetari

i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi reagoi dje, pas takimit të dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe të Shqipërisë. Sipas tij, "në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimev­e, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtetë po ju kujtoj, që çështja çame është dhe mbështet me dokumente detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin shqiptar". Idrizi u shpreh se "çështja e shqiptarëv­e të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e parlamenti­t të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame". "Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë", deklaroi kreu i PDIU- së, Idrizi. Disa

NEGOCIATAT

herë, gjatë bisedimeve Kotzias- Bushati, kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi ka ngritur zërin për trajtimin e çështjes çame, si pjesë e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati lajmëroi dje, se kryeminist­ri grek mund të vijë gjatë verës për firmosjen e marrëveshj­es së re, ndërsa nisja e negociatav­e është thjesht çështje ditësh. "Duke qenë se po i afrohemi periudhës së Pashkëve, është thjesht çështje ditësh dhe kemi punuar për një kalendar se kur dhe ku do të mblidhen apo ku do zhvillohen takimet", tha Bushati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania