Gazeta Shqiptare

Ligji 7501, Lame: Ja si do të zgjidhen "mbivendosj­et"

Drejtori i ALUIZNI- t shpjegon vendimin për bllokimin e regjistrim­it të titujve të pronësisë "Pronarët e tokave bujqësore përjashtoh­en nga verifikimi"

-

bërë të mundur masakrën me pronën në bregdet. Kjo zonë është lënë jashtë sistemimit.

Sa do të zgjasë procedura dhe sa është garant qeveria se nuk do të pengohen pronarët e ligjshëm?

Në Shqipëri ligji nuk është më garanci, për një arsye të thjeshtë në rastin konkret. Sepse kemi një ligj për verifikimi­n e AMTP- ve të miratuar në 2008. Ligji ishte, por është lënë atje dhe është bërë ç'është dashur. Në rastin konkret është një dëshirë dhe vullnet i qeverisë që vendosi që përtej avancimit me ligj, edhe prefektët janë në proces pune. U bë edhe bllokimi në hipotekë i regjistrim­it për t'i dalë para, përpara se dëmi të ketë kaluar edhe filtrin e fundit. Nuk mjaftojnë ligjet me sistemin ligjor problemati­k, por nuk që edhe vullneti politik për ta bërë. Ishte vullneti i qeverisë që kërkoi këtë gjë më ngulm. Garantoj njerëzit se fasha bregdetare që ësh- të përzgjedhu­r për t'iu nënshtruar kontrollit është detajuar me aq saktësi dhe me aq ' bisturi' pikërisht për të ndarë zonën e brendshme të vendit, ku fermerët kanë marrë tokën reale dhe punojnë dhe mbajnë familjen, atyre s'do u ndodhë asgjë nga fasha bregdetare që është marrë me të padrejtë.

PD e cilëson antikushte­tues vendimin për pezullimin e VKM- së. Si e koment në lidhje me deklaratën?

Ne nuk kemi hequr asnjë titull pronësie. VKM- ja thotë se kemi një ligj për dhënie pronësie dhe ky ligj zbatohet procedural­isht nëpërmjet një vendimi qeverie, që përcakton cilat janë procedurat për të marrë një titull pronësie. VKM- ja që nxori qeveria thotë se në këtë VKM- në zbatuese pezullohet përkohësis­ht zbatimi i saj sa të bëjë verifikime­t. Nuk është ndryshuar ligji me VKM, por është pezulluar veprimi i VKM- së për një moment, askujt nuk i është hequr titulli i pronësisë. Vetë qeveria paraardhës­e beri një ligj për verifikimi­n e titujve të pronësisë në 2008. Nuk funksionoi për dy arsye, politike dhe teknike, që e bënë për të gjithë Shqipërisë, se nuk vlente. Ne merremi vetëm me bregdetin.

Çdo të ndodhë me ata që i kanë blerë këto toka në bregdet?

Kush ka blerë në kushtet e mirëbesimi­t i cili është një term juridik dhe e sqaron Kodi Civil, që do të thotë se në rast se ke blerë një send ose tokë në mirëbesim, atëherë sendi i jepet të zotit real dhe t'i do të marrësh para, apo do të të kthehet. Po nuk është kjo thjesht zgjidha. Do komportojm­ë një numër gjyqesh dhe aktesh të ndërmjetme, ka njerëz që e kanë riblerë ose ndërtuar. Përgjegjës­i do të mbajnë ata që e kanë bërë të parët aktin.

 ??  ?? Drejtori i ALUIZNI- t, Artan Lame
Drejtori i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania