Gazeta Shqiptare

Bregasi: Kërkojmë balancim të akcizës me Kosovën

Birra e importit "gjunjëzon" prodhimin vendës

-

që ka industria vendëse e prodhimit të birrës i avantazhon produktet e huaja në Shqipëri. Kosova e ka pasur 3 euro për litër për gradë alkool dhe e ka bërë tashmë 8 euro për litër për gradë alkool, kur ne dmth., e kemi gati 1 euro për litër për gradë alk- ool. Kjo është një nga arsyet kryesore që kanë vështirësu­ar konkurrenc­ën e prodhimeve shqiptare në Shqipëri", deklaron Bregasi. Por, një rëndesë tjetër për industrinë e birrës janë edhe disa taksa të mbetura që nga viti 2012, të cilat rëndojnë akoma më shumë kostot e prodhimit vendës. "Industria e birrës nuk është në një situatë komode dmth., në kuptimin e kushteve të punës dhe nuk është në një situatë konkurrues­e për sa u përket produkteve të importit dhe prodhimit vendës, kjo për arsye sepse kostot e prodhimit vendës rëndohen në mënyrë jo korrekte nga disa taksa që kanë mbetur dhe e rëndojnë këtë prodhim nga e kaluara, siç është taksa e pullës fiskale, e cila po marr Kosovën që është 3 euro për 1 mijë shishe, ndërsa në Shqipëri është 28 euro për 1 mijë shishe. Janë kostot e ambalazhit, siç është akciza e qelqit dhe ajo e akcizës e plastikës, të cilat kanë mbetur për të mbushur buxhetin e shtetit që në 2012 dhe rëndojnë padrejtësi­sht kostot e industrisë së prodhimit vendës. Po kështu, një arsye tjetër është kostoja e lartë e energjisë elektrike. Kemi çmimin më të lartë në rajon, rreth 2.5 më shumë. Pra, janë disa faktorë që realisht e kanë rënduar koston e produktin vendës dhe e kanë vënë shumë në vështirësi industrinë e birrës, e cila është një industri që ka investuar 80 mln euro dhe ka të punësuar në sistemin e vet më shumë se 30 mijë njerëz. Këto janë arsyet që e kanë bërë industrinë e birrës të mos jetë më konkurrent­e përballë birrave që importohen në Shqipëri", shprehet Bregasi.

 ??  ?? Luan Bregasi
Luan Bregasi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania