Gazeta Shqiptare

Grabitja te ' Komuna e Parisit', flet menaxheri: Ja si rashë pre e hajdutëve

Autorët i morën xhiron e firmës, një shumë prej 25 mijë eurosh

-

TIRANE - Pas grabitjes së ndodhur në zonën e "Komunës së Parisit" në kryeqytet dy ditë më parë, ku menaxherit të një firme private ra pre e dy hajdutëve teksa hynte në një bankë të nivelit të dytë, të tjera detaje dalin në dritë. Mësohet se autorët i kanë grabitur një shumë prej 25 mijë euro menaxherit, i cili merret me industri ushqimore dhe transport internacio­nal. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Spahiu tha se dy

DËSHMIA

"Pashë që dy persona po qëndronin pas makinës sime rrugës kur po shkoja në bankë, por nuk e mendova se ata do më grabisnin. Kur parkova makinën te banka te Komuna e Parisit, dola dhe në dorë mbaja qesen me para. Sapo dola nga makina, m’u afrua njëri nga grabitësit, më qëlloi me shpullë dhe në dorë mbante një shufër hekuri. Më mori qesen duke më kërcënuar dhe u larguan me motor", - ka thënë në dëshminë e tij Adem Spahiu.

grabitësit me motor e kanë ndjekur atë përgjatë rrugës që ka bërë për te banka. Sapo ka parkuar pranë bankës për

të depozituar 25 mijë euro që ishin xhiroja e firmës, njeri prej personave që ndodhej në motor e ka goditur me shpullë dhe ja ka marrë me forcë qesen me para. Po ashtu 40- vjeçari tha se nuk kishte arritur të shquante fytyrat e personave që e grabitën, pasi ata kishin vendosur skafandër dhe doreza. "Pashë që dy persona po qëndronin pas makinës time rrugës kur po shkoja në bankë, por nuk e mendova se ata do me grabisnin. Kur parkova makinën te banka te Komuna e Parisit dola dhe në dorë mbaja qesen më para. Sapo dola nga makina mu afrua njëri nga grabitësit, më qëlloi me shpullë dhe në dorë mbante një shufër hekuri. Më mori qesen duke më kërcënuar dhe u larguan me motor", - ka thënë në dëshminë e tij Adem Spahiu. Ndërkohë grupi hetimor ngre dyshime se dy personat me motor kanë patur dijeni për paratë që po transporto­heshin. Sakaq policia po punon për sekuestrim­in e pamjeve filmike të zonës përreth. Gjithashtu, grupi po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifiki­min e autorëve.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania