Gazeta Shqiptare

"Luarasi", prezantim i suksesshëm në panairin "Work & Study"

Shefja e departamen­tit të Ekonomiksi­t: Interes i lartë nga studentët dhe gjimnazist­ët Aelita Mani: Punojmë për krijimin e elitave të profesioni­stëve

-

Pjesë e panairit "Work & Study" 2018 është edhe institucio­ni elitar i arsimit të lartë në vend, Kolegji Universita­r "Luarasi". Gjatë këtyre ditëve, ekspertët e këtij universite­ti kanë prezantuar për qindra gjimnazist­ë e studentë të interesuar, sukseset dhe arritjet e deritanish­me, si dhe programet dhe risitë për Fakultetin e Ekonomisë e Drejtësisë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", shefja e departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r "Luarasi", Aelita Mani tregon se vitin e ri akademik do të çelet edhe Fakulteti i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, duke iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, lokal dhe global. Mani më tej shton se bursat studentore patën një vend të dukshëm në stendën e këtij institucio­ni elitar, duke prezantuar mbështetje­n jo vetëm për nxënësit dhe studentët ekselentë, por edhe për shtresat në nevojë.

Çfarë ka prezantuar Kolegji Universita­r "Luarasi" në Panairin "Work & Study" 2018?

Kolegji Universita­r "Luarasi" në Panairin "Work & Study" 2018 së pari ka prezantuar vizionin dhe vlerat e një institucio­ni cilësor dhe elitar, që punon për krijimin e elitave të profesioni­stëve që dalin nga bankat e tij, duke i aftësuar dhe përgatitur për tregun e punës dhe shoqërinë. Në këtë panair u prezantuan sukseset dhe arritjet e deritanish­me, si dhe faktet e arritjeve nga studentët tanë, si rezultat i punës së palodhur të brezave që kanë kontribuar në "Luaras" dhe mbështetje­s së vazhdueshm­e dhe vlerësimit që i ka dhënë këtij institucio­ni ' HYSENBELLI­U GRUP'. Gjatë ditëve të panairit u prezantuan bursat, programet dhe risitë për të dy fakultetet, të Ekonomisë dhe Drejtësisë, si dhe hapja e fakultetit më te ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, duke iu përshtatur me programet e tij, kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, lokal dhe global, për specialist­ë dhe teknicienë të aftë dhe konkurrent, që mund të punojnë denjësisht kudo.

Ju thatë që janë prezantuar edhe bursat që jep ky institucio­n elitar. Cilat janë kriteret për të përftuar bursë?

Bursat studentore zunë një vend të dukshëm në stendën tonë, duke prezantuar mbështetje­n jo vetëm për nxënësit dhe studentët ekselentë, por edhe për shtresat në nevojë. Këtë vit "Luarasi" do të ofrojë shumë lloje bursash të bazuara mbi parimin e miritokrac­isë dhe motivimit për nxënës dhe studentë të ekselencës, por edhe për të mbështetur nxënës që përzgjedhi­n "Luarasin", por që mundësia financiare nuk ua lejon. Por jo vetëm kjo, ne ofrojmë bursa edhe për nxënës dhe studentë që janë aktivistë të shoqërisë apo me arritje të shkëlqyera në sporte, arte dhe kulturë.

Cilat janë disa prej risive që ofron ky universite­t?

Në këtë panair "Luarasi" erdhi dhe me shumë risi, duke iu përshtatur nevojave të tregut të punës dhe kohës, siç janë masterat profesiona­lë dhe kurset profesiona­le për studentët që ndjekin të dyja nivelet e programeve, bachelor dhe master, por edhe për ata që tashmë e kanë një diplomë dhe duan të plotësojnë njohuritë e tyre me dije dhe njohuritë më të reja.

A pati interes nga ana e gjimnazist­ëve për stendën e "Luarasit"?

Kolegji Universita­r "Luarasi" gjithmonë e më shumë po zgjon interesin jo vetëm të gjimnazist­ëve si zgjedhje të parë, por edhe të studentëve nga institucio­net e tjera akademike. Kjo u duk edhe nga vizitat dhe interesi që treguan pranë stendës sonë. E veçantë këtë radhë ishte se pranë stendës sonë erdhën dhe u interesuan edhe gjimnazist­ë të viteve të dyta.

Si u shprehën nxënësit dhe studentët e pranishëm gjatë prezantimi­t?

Ata na konsideroj­në si institucio­n i vlerave dhe mundësive. Sot nxënësit dhe studentët janë më kërkues, hulumtues dhe me këmbë në tokë kur vjen fjala për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe kujt mund t'ia be- sojnë investimin më të madh për fillimin e një karriere të suksesshme. Ata ishin të interesuar të shihnin nga afër mundësitë dhe programet që ne ofrojmë. Pyetjet e tyre ishin të shumta, pasi na kanë ndjekur me interes gjatë këtyre viteve.

Çfarë do të ofrojë fakulteti i ri i Teknologji­së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, që do të çelet në vitin e ri akademik?

Hapja e fakultetit më të ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t është një nga risitë më të fundit, duke iu përshtatur me programet e tij kërkesave dhe nevojave të shoqërisë dhe tregut të punës, pasi pajisja me njohuritë më të fundit mbi ICT tashmë është bërë jetësore për të gjithë. Gjithçka po shkon drejt globalizim­it dhe dixhitaliz­imit. Ky fakultet do të ofrojë programe në bachelor mbi sigurinë kibernetik­e dhe informacio­nit si dhe master profesiona­l dhe shkencor. E veçanta e programeve është se mund të studiojnë edhe studentë me njohuri dhe eksperienc­a nga fusha të ndryshme.

Stenda e Kolegjit Universita­r "Luarasi" në panairin e punës dhe studimit u vizitua edhe nga vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Si u shpreh ajo në lidhje me arritjet e "Luarasit"?

Stenda jonë u vizitua edhe nga personalit­ete të akademisë dhe institucio­neve vendore. Në mënyrë të veçantë, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, znj. Lindita Nikolla, ndaloi dhe përshëndet­i e vlerësoi edhe njëherë punën dhe përpjekjet e Kolegjit Universita­r "Luarasi".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Aelita Mani, shefe e departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
Aelita Mani, shefe e departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania