Gazeta Shqiptare

Lehtësohen procedurat e KMCAP për aftësinë e kufizuar

Manastirli­u: Kërkohen vetëm dy dokumente, u japim fund praktikave abuzive "Rikomision­im një herë në 3 apo 5 vjet"

- Voltiza Duro

Ka filluar zbatimi i pro cedurës për lehtë simin e personave me aftësi të kufizuara, duke shmangur kështu sorollatje­n e tyre dyerve të institucio­neve. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u pasi ndoqi nga afër procesin e vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë ( KMCAP) të personave me aftësi të kufizuar në qarkun e Lezhës, bëri me dije se tashmë kësaj kategorie, për të aplikuar dhe komisionua­r pranë KMCAP- ve nuk i kërkohen më 8 dokumente, por vetëm 2 të tilla. "Personave me aftësi të kufizuar, për të aplikuar dhe komisionua­r pranë KMCAPve nuk ju kërkohen më 8 dokumente, por vetëm 2 dokumente. Por një tjetër arsye pse ndërmorëm këtë reformë ishte eliminimi i praktikave abuzive dhe korruptive që ndodhnin në parë",- u shpreh Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo e fundit më tej bëri me dije se Për kategorinë e përfituesv­e të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyrohesh­in të rikomision­oheshin çdo vit, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur rikomision­imin 3- 5 vjet, duke ju kursyer personave me aftësi të kufizuar 16 orë sorollatje për këtë shërbim. "Më vjen mirë të konstatoj se ka filluar të zbatohet procedura e re që kemi

KERKESE PER SHPREHJE INTERESI ( SHERBIM KONSULENCE – PERZGJEDHJ­E E KOMPANIVE)

miratuar për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuar për përfitimin e pagesës që ju takon pas vlerësimit nga KMCAP. Siç po shohim sot këtu, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk paraqitet më pranë ambienteve ku zhvillohen komisionim­et nga KMCAP, ndryshe nga sa ndodhte më parë, por vendimi merret nga komisioni bazuar në dokumentac­ionin e dosjes së paraqitur, ndërsa përgjigja i dërgohet qytetarit në shtëpi nga administra­tori shoqëror në njësinë vendore ku banon", tha Manastirli­u nga Lezha. Sipas saj vetëm me këtë hap të ndërmarrë, janë kursyer rreth 40 orë sorollatje për çdo qytetar që komisionoh­ej dhe minimalish­t 47 milionë lekë në total, që shpenzohes­hin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.

REQUEST FOR EXPRESSION­S OF INTEREST ( CONSULTING SERVICES – FIRMS SELECTION)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania