Gazeta Shqiptare

Drejtoresh­a e "Sami Frashërit" nuk pranon aktivistët e LGBT- së në shkollë

Karaj e Pinderi, letër kryeminist­rit Rama

-

Aktivistët

e LGBT që prej disa ditësh kanë ndërmar rë një fushatë sensibiliz­uese nëpër gjimnazet e kryeqyteti­t, për të diskutuar me adoleshent­ët e këtyre shkollave mbi bulizmin dhe fenomene të eksperienc­ave të tyre, kanë ndeshur pengesën e parë. Edhe pse fushata e tyre ka miratimin e qeverisë, drejtoresh­a e gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi ka vendosur të mos i pranojë në këtë shkollë e të mos i lërë të vijojnë fushatën e tyre. Deklarata e Dobi- t ka ngjallur shqetësime, prandaj Xheni Karaj, drejtore e Aleancës LGBT dhe Kristi Pinderi, anëtari i bordit të drejtorëve të Pro LGBT i janë ankuar publikisht kryeminist­rit Edi Rama nëpërmjet një letre. "Zoti Rama, Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje. Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesioni­t të nderuar që përfaqëson­m por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare",- thuhet në letrën drejtuar Ramës. Përfaqësue­sit e komuniteti­t LGBT në Shqipëri më tej i kanë bërë me dije kryeminist­rit se do të njoftojnë çdo organizëm ndërkombët­ar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtoj­në personat e perceptuar si pjesëtarë të komuniteti­t LGBT. "Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimi­t të të drejtave të njeriut", - mbyllet letra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania