Gazeta Shqiptare

Hapen kreditë e buta për 500 familje të pastreha në kryeqytet

Miratohet lista e studentëve të arsimit të lartë që përfitojnë bursë Veliaj: Ja kriteret që duhet të përmbushin aplikantët

-

Rreth 500 familje të pas treha në kryeqytet do të kenë mundësi te aplikojnë për kredi të butë për blerjen e një banese, në rastet që plotësojnë kriteret e përcaktuar­a. Ditën e djeshme, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku u vendos që të gjitha familjet që do të shpallen fituese do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencion­im të interesave të kredisë për blerjen e një shtëpie të re. Kryebashki­aku Erion Veliaj, gjatë mbledhjes theksoi se kjo mënyrë është një zgjidhje efikase për ti dhënë zgjidhje problemit të strehimit në Tiranë. Përfitues potencial në programin "Subvencion­imi i interesave të kredisë për familjet e reja", do të jenë familjet e reja që: përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç; përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension; nuk kanë në pronësi një banesë; kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program; si dhe ata që nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë. Kështu, Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin për të ndryshuar disa nga përbërësit e skemës së subvencion­imit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit. "Së pari, ndryshon mosha e përfituesv­e, pasi është marrë në konsiderat­ë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikim­in për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç. Së dyti, afati subvencion­imit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballues­hëm. Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme",- nënvizoi Veliaj.

VENDIME TË TJERA

Fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda, autik apo me sindromën down do të përjashtoh­en nga tarifa mujore e ushqimit në çerdhe dhe kopshte. "Zerim të detyrimit mujor, pra shërbim pa pagesë janë: Fëmijët me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike apo me sëmundje të rënda të trashëguar­a, siç mund të jenë sëmundje gjaku, sëmundje të brendshme sipas raportit të komisionit mjeko- ligjor",- tha Veliaj gjatë mbledhjes. Gjithashtu, dje, këshilli bashkiak miratoi edhe listën e studentëve në institucio­net e arsimit të lartë publik, që përfitojnë bursë shteti për vitin akademik 2017- 2018 dhe të listës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania