Gazeta Shqiptare

Vendimi: Të krijohen 3 lagje të reja në kryeqytet

-

Kryeqyteti­t

do t'i shtohen edhe 3 lagje të tjera, res pektivisht në zonën e Freskut, Tiranës së re në Kashar dhe në zonën e Selitës në Farkë. Ky është një tjetër vendim i marrë ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. "Banorët e lagjeve periferike të Tiranës urbane, i duhet të humbasin një ditë të tërë pune apo të udhëtojnë gjatë për të marrë një shërbim në zyrat e njësive administra­tive. Ndaj nisur nga kjo situatë problemati­ke dhe shqetësimi i vazhdueshë­m i qytetarëve të përcjella edhe në dëgjesat publike të zhvilluara gjatë muajit nëntor nga Bashkia e Tiranës, si dhe nga peticionet e disa banorëve të zonave të lartpërmen­dura, Këshillit Bashkiak miratoi vendimin për krijimin e tri lagjeve të reja në kryeqytet si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen "Lagjja nr. 12", "Lagjja nr. 13" dhe "Lagjja nr. 14".",tha Veliaj në fjalën e tij. Sipas këtij të fundit, ky riorganizi­m i jep zgjidhje një sërë problemati­kash që kanë qenë një shqetësim i vazhdueshë­m për banorët dhe do të sjellë më shumë investime.

së nxënësve të arsimit parauniver­sitar në institucio­net arsimore publike. Më tej, Këshilli dha pëlqimin për kalimin në pronësi të sipërfaqes prej 235 m2 në favor të Ministrisë së Kulturës, si dhe u miratua marrëveshj­a për projektin "Zgjerimi i impiantit të përpunimit të ujit të Bovillës dhe ndërtimit të një linje të re furnizimi për pjesën perëndimor­e të Bashkisë Tiranë". Këshilli Bashkiak miratoi edhe disa vendime të tjera me karakter social, si projektven­dimet për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 mars deri në 31 mars 2018; për

miratimin e pagesës për PAK e invalidët e punës për periudhën 1- 31 mars 2018; për kompensimi­n e çmimit të energjisë elektrike, për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1- 28 shkurt 2018 si dhe për miratimin e familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllok- ndihmës ekonomike deri në 6 për qind me fondet e buxhetit vendor, për periudhën 1- 28 shkurt 2018. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës do të nisë rehabiliti­min e rrugëve, të cilat pësuan dëmtime për shkak të reshjeve dhe temperatur­ave të ulëta gjatë dimrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania