Gazeta Shqiptare

“Bëjmë poezi ngushëllim­i me porosi që të mbijetojmë”

Shfaqet filmi “Poeti” i Ylljet Aliçkës, një ironi me artin ditëve tona

-

Si të mbijetosh në një botë ku të jesh artist është luks? Si të mbijetosh në një vend kur arti shitet për tre grosh?

“Bëjmë poezi me porosi”, ngjan si lajmërimet “pranojmë porosi për torta a kostume” a “qepim me porosi”, por duket se nuk ka kurrfarë diference as me të shkruarin, në një kohë kur sekush kërkon që të shkruhet për të, sipas midesë së porositësi­t. Nga strukturat e propagandë­s te qokat mediokre, shpesh duket se jetojmë mes një mashtrimi të madh, ku të gjithë bëjmë sikur, pa e kuptuar se cila është fytyra e cili është mendimi; pas maskash e qëndrimesh që nuk dihet të kujt janë dhe në mullinë e kujt e çojnë ujin.

Ndonëse ideja e skenaristi­t Ylljet Aliçka ka qenë mbijetesa e artistit në një kohë kur arti nuk paguhet e nuk çmohet, duket se të jetuarit me “art të porositur” përfshin një horizont më të gjerë se poezitë e ngushëllim­it a skulpturat e vdekjes. A nuk bëjmë të gjithë punë me porosi? A nuk ndryshojmë veçse nga porositësi? A është vallë e mundur të ruash ‘ nderin e dinjitetin’ në paç fatin të kesh gjetur porositës të mirë- përndryshe ke humbur gjithçka? A ësh- të e mundur të bësh art, të përcjellës­h ide, të ngresh çështje, të bësh debate konstrukti­ve, në një shoqëri ku zor se e gjen ku fshihet lepuri?

Vështirë t’ia dalësh ndryshe: këngëtarët mbijetojnë me dasmat e tallavatë, skulptorët e piktorët me portrete të atyre që nuk janë kërkuar prej atyre që kanë mundësi të paguajnë; ‘ poetët’ me tekst kur arti s’vlen një grosh? Analiza, opinione, argumente e shkrime me porosi, i bëjmë të gjitha, pa mundur të kuptojmë se ku fillon mendimi e ku mbaron porosia.

Filmi me metrazh të shkurtër “Poeti” ka për subjekt fatin e një poeti të talentuar, i cili, përballë vështirësi­ve ekonomike në kushtet e reja të ekonomisë së tregut ka gjetur si mënyrë mbijetese të shkruajë poezi ngushëllim­i dhe lajmërime poetike vdekjesh.

Filmi merret me peripecitë dhe aventurat e poetit në gjetjen e klientelës, pra rasteve të vdekjes. Në ballafaqim­in me sfidat që i ofron ky realitet i ri ai provon histori suksesi dhe his- tori dështimesh. Për të qenë më i suksesshëm me punën e re, poetit, i duhet të përfitojë nga përvoja popullore e këngëve të vdekjes e të konsultohe­t me poezitë e shkruara në pllakat e gurët e varreve.

Gjithçka nis me takimin e poetit të njohur Beniamin N me botuesen e tij për të verifikuar nëse ka ndonjë shitje nga libri i tij i fundit. Pasi dëshmohet gjendja e vështirë financiare, poeti i pafat këshillohe­t të shkruajë më porosi.

Është botuesja që ia propozon punën e re, e pas zhgënjimit fillestar, poeti i dorëzohet fatit të tij. Ai zbulon më tej, se ka edhe të tjerë si veten. Mëson se nëse ai shkruan poezi ngushëllim­i e shënime për pllaka varresh, ka skulptorë që tanimë i kanë kushtuar gjithë krijimtari­në skulpturav­e të varreve. Prej tyre, mëson se klientela sigurohet përmes zyrave të funeraleve, pavioneve të spitaleve.

Filmi “Poeti”, mbështetur në tregimin “Historia e një poeti” të autorit Ylljet Aliçka, në një plan më të gjerë synon që nëpërmjet përvojës së poetit të diagnostik­ohet tipologjia e urban- izmit frenetik modern, në një kohë shndërrime­sh vlerash shpirtëror­e dhe orientimes­h të reja morale, të një shoqërie ku gjithçka i nënshtrohe­t ligjeve të ftohta të tregut, përfshi dhe krijimtari­në artistike.

Koncepti regjisoria­l i Atina Laços, tregon se në një realitet ku zëri i individit mbytet nga zhurma e modernizmi­t fals, fati përcakton ndjeshmëri­të e jetëve tona, në kërkim të një balance më të mirë shpirtëror­e mes vetmisë dhe tregut të ftohtë të vlerave.

Dialogët e kursyer, gatigati një film i heshtur, montazhi i lehtë dhe linear mundëson daljen në sipërfaqe të zhgënjimev­e të brendshme të heshtura të poetit, duke vënë theksin në gjendjen e tij emocionale.

Nën një ndriçim të ftohtë, ku sundon grija, përcillet zhgënjimi i një gjenerate.

 ??  ?? Ylljet Aliçka
Ylljet Aliçka
 ??  ?? Posteri i filmit
Posteri i filmit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania