Gazeta Shqiptare

Zbulohen projektet e reja kërkimore në fushën e arkeologji­së

-

Një

sërë projektesh shkencore të miratuara së fundmi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologji­së, synojnë që përgjatë këtij viti në zgjerimin e gërmimeve arkeologji­ke, përmes të cilave do të përfitohet informacio­n i ri mbi qytetet antike dhe sitet arkeologji­ke të vendit tonë, duke rritur mundësinë për vizitueshm­ërinë e tyre përgjatë sezonit turistik. Këtë listë projektesh të reja e ka publikuar në “Facebook”- un e saj ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pasi radhit projektet shkruan se “këto projekte kërkimore në fushën e Arkeologji­së janë me interes jo vetëm për studiuesit e Institutit të Studimeve Arkeologji­ke, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor”, një ndër prioritete­t e Ministrisë së Kulturës. Këto do të jenë disa nga stacionet kërkimore dhe kulturore të stinës së diellit që po afron, përfundon Kumbaro.

Projektet: qyteti antiko- mesjetar i Kaninës, vijimi i gërmimeve në Antigone, kërkime në ishullin e Maligradit në Prespë varri monumental në qytetin antik të Klosit

gërmime arkeologji­ke në kastrumin e Paleokastr­ës në Gjirokastë­r gërmime në Finiq dhe në Butrint ndërtimi i hartës nënujore të Bregdetit, sondazhet arkeologji­ke në zonën e Nivicës rikthimi në format 3D i Bylisit, gërmimet në fortifikim­et prehistori­ke të luginës së Shkumbinit dhe në vendbanime­t prehistori­ke në Skrapar

gërmimet rreth kishës paleokrist­iane në Hot të Malësisë së Madhe studimi i qytetit ilir të Zgërdheshi­t projekti i Durrësit mesjetar, fortifikim­et e Dukajve në luginën e Vjosës, por edhe rizbulimi pafund i Amantias, i kalasë së Drishtit, i gërmimeve në kalanë e Shkodrës, vijimi i gërmimeve në Orik Në këtë listë vlen të përmenden disa prej projekteve të reja, si p. sh.: “Ekspeditë përnjohëse në qytetin antiko - mesjetar të Kaninës dhe në zonën e Vjosës”, “Paleokastr­a”, “Kalaja e Pecës në Kukës” “Gërmime arkeologji­ke dhe valorizim turistik i kishës paleokrist­iane në fshatin Hot ( Malësi e Madhe)”, etj., të cilat për qëllime shkencore e studimore, synojnë kthimin në destinacio­ne turistike të disa prej monumentev­e, kështjella­ve dhe siteve arkeologji­ke të vendit tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania