Gazeta Shqiptare

Ushqime në kavanozët e kazanëve të plehrave, arrestohet pronari i punishtes

Skandali, për prodhimin e produkteve përdorej vaj makinash. Në kërkim një inxhinier Në pranga dhe djali i tij e merceologi­a, ndalohen edhe 2 inspektorë të AKU- së

-

Një ditë pas bllokimit të një punishte kon servimi që prodhonte produkte të rrezikshme për popullatën, policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Bëhet fjalë për pronarin e punishtes Gëzim Bala, 60 vjeç, banues në banues në lagjen "Ahmet Haxhia", djalin e tij 26- vjeçar Elis Bala i punësuar në këtë punishte dhe Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, me detyrë merceologe. Ndërkaq, është shpallur në kërkim inxhinieri merceolog D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të operacioni­t janë vënë në pranga një punonjës i Autoriteti­t të Kontrollit Ushqimor në Shkodër dhe një ish- punonjës i këtij autoriteti janë ndaluar nga policia për shpërdorim detyre. Ata janë: Adnan Gradeci, 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë AKU- së Dega Shkodër dhe Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, me detyrë ish- inspektor, po në AKU. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gradeci dhe Bajraktari janë ndaluar, pasi kanë mbajtur procesverb­ale të rreme mbi kushtet e ambientit ku prodhohesh­in produktet ushqimore. Prej vitesh punishtja që ndodhet ngjitur me Drejtorinë e Patentave në Shkodër ( te lagjja "Skënderbeg") ushtronte aktiviteti­n e saj. Sipas burimeve policore, në këtë punishte bëhej konservimi i produkteve të ndryshme ushqimore si: reçel, gjalpë, vaj, mjaltë, speca apo turshi dhe shumë të tjera. Po të njëjtat burime bënë me dije se në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrim­i i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, materialet në ngarkim të personave të mësipërm iu referuan për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së Shkodrës për veprat penale: "Prodhim i kundërligj­shëm i artikujve dhe mallrave industrial­e dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".

PUNISHTJA

Një person, i cili ka parë se si funksionon­te kjo punishte ka denoncuar tek portali i qeverisë duke zbuluar kështu skemën abuzive. Menjëherë një grup kontrolli i përbërë nga Hetimi Tatimor, AKU, prokuroria dhe policia Me qindra kavanozë të boshatisur ishin marrë nga kazanët e mbeturinav­e dhe në to futeshin produktet ushqimore të konservuar­a për t'u bërë më pas gati për treg. Kavanozët vetëm laheshin dhe nuk përpunohes­hin në autoklava, ashtu siç duhet të ndodhte normalisht. Po ashtu, për prodhimin e produkteve përdorej vaj makinash, ndërsa mungonin edhe një pjesë e makinerive që nevojiten, duke mos pasur asnjë lloj sigurie, madje duke qenë të rrezikshme për popullatën në rast të konsumimit të tyre.

kanë mbërritur tek punishtja në fjalë. Sapo janë futur brenda, ata janë shokuar nga çfarë kanë parë me sy. Me qindra kavanozë të boshatisur ishin marrë nga kazanët e mbeturinav­e dhe në to futeshin produktet ushqimore të konservuar­a për t'u bërë më pas gati për treg. Kavanozët vetëm laheshin dhe nuk përpunohes­hin në autoklava, ashtu siç duhet të ndodhte normalisht. Po ashtu, për prodhimin e produkteve përdorej vaj makinash, ndërsa mungonin edhe një pjesë e makinerive që nevojiten, duke mos pasur asnjë lloj sigurie, madje duke qenë të rrezikshme për popullatën në rast të konsumimit të tyre. Këto produkte

shpërndahe­shin në dyqanet e Shkodrës, por edhe në qytete të tjera të vendit. Sipas hetuesve të çështjes, pronari i punishtes, Gëzim Bala ka edhe një dyqan të vetin në Shkodër, në të cilin tregtonte këto produkte. Brenda kësaj punishteje nuk respektohe­j asnjë prej kushteve të sigurisë ushqimore. Hetimi Tatimor dhe inspektorë­t e AKU- së kanë konstatuar se bëhej fjalë për një rrezikshmë­ri të lartë të jetës njerëzore, në rast se ndokush do konsumonte ato produkte të konservuar­a. Ky është rasti i dytë që një subjekt i përmasave të tilla goditet pas atij të pijeve joalkoolik­e dhe alkoolike në hyrje të qytetit të Shkodrës.

 ??  ?? Punishtja e ushqimeve në Shkodër
Punishtja e ushqimeve në Shkodër
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania