Gazeta Shqiptare

Presidenti serb, Vuçiç këshillohe­t me presidenti­n rus për zhvillimet në Kosovë

Putin dënon arrestimin e Gjuriçit nga policia e Kosovës

-

Presidenti

i Serbisë, Ale ksandër Vuçiç ka thënë se i ka kërkuar presidenti­t rus, Vladimir Putin në një bisedë telefonike, këshilla se si "t'i kundërvihe­t dhunës dhe agresionit" të Kosovës ndaj serbëve. Në një komunikatë të zyrës së presidenti­t serb thuhet se ai e ka informuar presidenti­n rus mbi "sulmin brutal" të policisë së Kosovës ndaj një zyrtari serb të hënën, i cili u arrestua dhe u dëbua pasi që hyri në Kosovë pa lejen e autoritete­ve. Në komunikatë thuhet se ai kërkoi këshillat e Putinit, "sepse është e qartë që shqiptarët e Kosovës gëzojnë një mbështetje të gjerë të një numri vendesh perëndimor­e për shpalljen e njëanshme të pavarësisë", dhjetë vjet më parë. Në komunikatë nuk thuhet nëse presidenti rus i ka ofruar ndonjë këshillë. Kremlini tha ndërkaq se presidenti Vladimir Putin e ka dënuar fuqishëm arrestimin e zyrtarit serb. Në një komunikatë u tha se presidenti Putin dhe presidenti Vuçiç diskutuan çështjen e Kosovës "në kontekstin e ak- Në komunikatë thuhet se Vuçiç kërkoi këshillat e Putinit, "sepse është e qartë që shqiptarët e Kosovës gëzojnë një mbështetje të gjerë të një numri vendesh perëndimor­e për shpalljen e njëanshme të pavarësisë", dhjetë vjet më parë. Putini "e dënoi me vendosmëri" arrestimin e Gjuriçit, veprim që sipas tij "shkel rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB- së".

sionit provokues të Prishtinës" kundër Marko Gjuriçit, shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Në komunikatë thuhet se Putini "e dënoi me vendosmëri" arrestimin e

Gjuriçit, veprim që sipas tij "shkel rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB- së". Policia e Kosovës ndërhyri të hënën duke arrestuar zyrtarin e qeverisë serbe, Marko Gjuriç, të cil- in e dëboi më pas për në Serbi. Ndërhyrja nxiti reagimin e ashpër të Beogradit, por edhe shqetësime­t për qëndrueshm­ërinë e rajonit. Serbia vazhdon të kundërshto­jë ashpër pavarësinë e Kosovës, që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Rusia, e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë, e cila po ecën nëpër vijën e ngushtë ndërmjet synimeve për t'i integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Rusinë. Presidenti serb tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se e ka siguruar presidenti­n rus se Serbia nuk do të marrë pjesë në kurrfarë masash kundër federatës ruse dhe nuk do të dëbojë diplomatët e saj, pavarësish­t faktit se pothuajse të gjitha vendet e rajonit ku ndodhet Serbia e kanë bërë tashmë një gjë të tillë.

 ??  ?? Aleksandër Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania